Aktualitet

Tiranë/ Arrestohet 47- vjeçari që dhunoi gruan, në hetim 4 të tjerë, u kapën duke drejtuar mjetin pa leje

Policia njofton se 47- vjeçari me iniciale K. Sh., është arrestuar pasi ka dhunuar fizikisht gruan e tij.

20 Dhjetor 2022, 12:41 Nga a.l
Tiranë/ Arrestohet 47- vjeçari që dhunoi gruan, në
Policia

TIRANË- Një 47- vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës dhe 4 persona të tjerë janë vënë në hetim për vepra të ndryshme penale. Policia njofton se 47- vjeçari me iniciale K. Sh., është arrestuar pasi ka dhunuar fizikisht gruan e tij. Në hetim janë vënë 4 persona të tjerë të cilët janë kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur dhe pa leje.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë/Vihen në pranga 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan shtetasin Xh. T., 47 vjeç, banues në Rrogozhinë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

- S. V., 59 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi;

- E. T., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;

- Sh. N., 52 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen S. K., 73 vjeçe, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

arrestime ne tirane

Sondazh

Poll