Fshihte doza kanabisi gati për shitje në makinë dhe shtëpi/ Arrestohet në flagrancë 21- vjeçari në Durrës, në hetim shoku i tij (EMRI)
Operacioni i koduar 'Dozat' DURRËS- Një 21- vjeçar është vënë në pranga nga policia në Durrës. Blut&eum...
Policia njofton se një 55- vjeçar është vënë në hetim pasi dyshohet se duke patur dijeni, ka blerë një send të vjedhur nga të miturit.

SHKODËR- Katër të mitur janë proceduar në gjendje të lirë pasi dyshohet se kanë kryer vjedhje në dy lagje të Shkodrës. Policia njofton se një 55- vjeçar është vënë në hetim pasi dyshohet se duke patur dijeni, ka blerë një send të vjedhur nga të miturit.
NJOFTIMI I PLOTË:
Shkodër / Zbardhen një sërë vjedhjesh të ndodhura gjatë këtij muaji, në qytetin e Shkodrës.
Autorë të dyshuar të vjedhjeve, 4 të mitur (14 dhe 15 vjeç), të cilët procedohen në gjendje të lirë, për shkak të moshave.
Në hetim edhe një 55-vjeçar, pasi dyshohet se duke patur dijeni, ka blerë një send të vjedhur nga të miturit.
Gjenden dhe sekuestrohen disa nga sendet e vjedhura.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në vijim të punës për dokumentimin me prova ligjore të vjedhjeve të ndodhura më parë, kanë bërë të mundur zbardhjen e 4 vjedhjeve të ndodhura në qytetin e Shkodrës, gjatë muajit dhjetor, 2022.
Si rezultat, janë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe ka nisur procedimi në gjendje të lirë, për shkak të moshave, për 4 shtetas të mitur, 14 dhe 15 vjeç, banues në Shkodër dhe Lezhë. Nga veprimet hetimore, ka rezultuar, se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë autorë të disa vjedhjeve, konkretisht:
-Më datë 19.12.2022, në lagjen “Vasil Shanto”, në ambientet e poliklinikës së qytetit, kanë vjedhur një celular;
-Më datë 16.12.2022, në lagjen “Skenderbeg”, kanë vjedhur një motoçikletë;
-Më datë 01.12.2022, në lagjen “Skenderbeg”, kanë vjedhur një biçikletë;
-Më datë 01.12.2022, në lagjen “Skenderbeg”, në oborrin e Spitalit Rajonal Shkodër, kanë vjedhur një motoçikletë.
Në vijim të hetimeve për këto raste, janë referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedimi në gjendje të lirë, edhe për shtetasin A. M., 55 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, Shkodër, pasi dyshohet se duke patur dijeni, ka blerë një biçikletë të vjedhur nga të miturit.
Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Operacioni i koduar 'Dozat' DURRËS- Një 21- vjeçar është vënë në pranga nga policia në Durrës. Blut&eum...
Faruk Ozer TIRANË- Klodian Skënderaj, avokati shqiptar i bossit të kriptomonedhave, Faruk Ozer është gjobitur nga Gjykata e Apelit...
zjarri VLORË- Banorët e lagjes 24- Maji në Vlorë kanë reaguar pas djegies së qindra gomave në zonën e tyre. Ata shp...
Vlorë VLORË- Policia ka reaguar lidhur me zjarrin që ka rënë pranë hidrovorit në lagjen '24 Maji' në Vlorë. N&...
Pamje nga aksidenti ELBASAN- Një person ka humbur jetën, ndërsa tre anëtarë të një familjeje kanë mbet...
Lefter Koka dhe Alqi Bllako TIRANË- Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) ka mbyllur hetimet për Inceneratorin e Fierit dhe u ka kom...
Medikamentet e sekuestruara TIRANË- Një aksion i EUROPOL ka vënë në sekuestro mbi 40 milionë euro medikamente e substance dop...
Pamje nga vrasja GREQI- 31-vjeçarja greke që mbeti e plagosur në atentatin e dy shqiptarëve në Athinë dy netë m&e...
Lagjia De Wallen AMSTERDAM- Një nga pamjet më ikonike të Amsterdamit, lagjia me famë botërore të dritave të kuqe të...
Pamje nga Vlora VLORË- Katastrofë mjedisore po ndodh në Vlorë. Me qindra goma dhe mbetje plasike u janë vënë...