Aktualitet

Fshihte doza kanabisi gati për shitje në makinë dhe shtëpi/ Arrestohet në flagrancë 21- vjeçari në Durrës, në hetim shoku i tij (EMRI)

Në hetim është vënë një moshatar i tij i identifikuar me iniciale F. L., i cili ishte pasagjer në makinën ku u gjet droga.

20 Dhjetor 2022, 11:52 Nga a.l
Fshihte doza kanabisi gati për shitje në makinë dhe shtëpi/
Operacioni i koduar 'Dozat'

DURRËS- Një 21- vjeçar është vënë në pranga nga policia në Durrës. Blutë bëjnë me dije se i riu i identifikuar me emrin Rexhino Lame është arrestuar në flagrancë në kuadër të operacionit të koduar 'Dozat', pasi gjatë kontrolleve të ushtruara në automjetin e tij janë gjetur doza kanabisi gati për shitje. Në hetim është vënë një moshatar i tij i identifikuar me emrin Fatjon Lusha, i cili ishte pasagjer në makinën ku u gjet droga. Kontrolle u ushtruan gjithashtu edhe në banesën e 21- vjeçarit të arrestuar ku u gjetën dhjetëra doza kanabisi. 

NJOFTIMI I PLOTË: 

Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar "Dozat”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Mbante sasi të lëndës narkotike kanabis, të ndarë në doza, në automjetin me të cilin lëvizte dhe në banesë, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 21-vjeçari.

Në hetim, një shtetas tjetër, pasagjer në automjetin me të cilin lëvizte i arrestuari.

Sekuestrohen dhjetëra doza lënde të dyshuar narkotike kanabis.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Durrës, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme me fokus parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, mbështetur dhe nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Dozat".

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi R. L., 21 vjeç, banues në Kullë, Durrës, si dhe u referuan materialet e nisi procedimi në gjëndje të lire për shtetasin F. L., 21 vjeç, banues në Kullë, Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Gjatë kontrolleve të ushtruara në automjetin që drejtohej nga shtetasi R. L. dhe kishte pasagjer shtetasin F. L., si dhe në banesën e shtetasit R. L., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, dhjetëra doza lënde të dyshuar narkotike kanabis.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

arrestime ne durres

Sondazh

Poll