Aktualitet

'Mendova se ishte ndonjë fabrikë'/ Banorët e lagjes në Vlorë flasin pas diegies së gomave: Nuk është hera e parë që ndodh

Një prej tyre gjithashtu u shpreh se shkoi në zonë pasi mendoi mos ishte djegur ndonjë fabrikë.

20 Dhjetor 2022, 11:03 Nga a.l
'Mendova se ishte ndonjë fabrikë'/ Banorët e lagjes
zjarri

VLORË- Banorët e lagjes 24- Maji në Vlorë kanë reaguar pas djegies së qindra gomave në zonën e tyre. Ata shprehen të shqetësuar se kjo nuk është hera e parë që ndodh, të zgjohen nga shtëllunga tymi. 

Një prej tyre gjithashtu u shpreh se shkoi në zonë pasi mendoi mos ishte djegur ndonjë fabrikë.

Mendova mos ishte ndonjë fabrikë, a kishte ndodhur ndonjë gjë që kishte marrë flakë. Se mendova që ishin goma. Po kemi parë edhe herë të tjera”, tha ai.

Banorët në lagjen “24 Maji” u zgjuan rreth orës 09:10 nga shtëllunga tymi, pranë hidrovorit ku qindra goma plastike ishin duke u djegur. Zjarri ka marrë përmasa të mëdha, duke shpërndarë kështu nëpër lagje, tymin me përmbajtjet plastike të gomave. Policia ka shoqëruar deri më tani 4 persona të cilët do të merren në pyetje, si të dyshuar për përfshirje në këtë ngjarje./Dosja.al

digjen qindra goma ne vlore katastrofe mjedisore ne vlore

Sondazh

Poll