Aktualitet

U vihet flaka qindra gomave në Vlorë, policia: Janë shoqëruar 4 persona

20 Dhjetor 2022, 10:55 Nga a.l
U vihet flaka qindra gomave në Vlorë, policia: Janë
Vlorë

VLORË- Policia ka reaguar lidhur me zjarrin që ka rënë pranë hidrovorit në lagjen '24 Maji' në Vlorë. Në njoftimin për shtyp bëhet me dije se janë shoqëruar 4 persona të cilët do të merren në pyetje lidhur me djegien e qindra gomave në këtë zonë. 

"Rreth orës 09:10, në lagjen “24 Maji”, ka rënë zjarr pranë hidrovorit dhe si pasojë e përhapjes së flakëve po digjen disa goma automjetesh. Në vijim të veprimeve, shërbimet e Policisë kanë shoqëruar 4 persona, për t’i pyetur në lidhje me këtë ngjarje. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes", njofton policia. 

Të gjithë qytetarët e lagjes Çole por edhe lagjeve pranë janë zgjuar nga shtullungat mbytëse të tymit.Zjarri dyshohet se është i qëllimshem, ndaj grupi hetimor po vijon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./Dosja.al

digjen qindra goma ne vlore katastrofe mjedisore ne vlore

Sondazh

Poll