Aktualitet

Aksident tragjik në Elbasan, makina përfundon në humnerë, humb jetën 1 person, 3 të plagosur

Mësohet se viktimë ka mbetur Besnik Samurri, ndërsa janë plagosur Misir Maloku, Blerta Maloku, Fatjon Maloku.

20 Dhjetor 2022, 10:09 Nga I.A
 
Aksident tragjik në Elbasan, makina përfundon në humnerë,
Pamje nga aksidenti

ELBASAN- Një person ka humbur jetën, ndërsa tre anëtarë të një familjeje kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti tragjik të ndodhur këtë paradite në Elbasan. Mësohet se viktimë ka mbetur Besnik Samurri, ndërsa janë plagosur Misir Maloku, Blerta Maloku, Fatjon Maloku.

Aksident tragjik në Elbasan, makina përfundon në humnerë,
Besnik Samurri

Të tre po udhëtonin në një makinë në momentin që mjeti humbi kontrollin në Qafë Mollë në fshatin Samurr dhe ra në humnerë. Auto-ambulanca ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka marrë të plagosurit, ndërsa zona është ende e rrethuar nga forca policie. Trupi i Samurrit po dërgohet në morg. Grupi hetimor pritet të zbardhë më shumë detaje në lidhje me aksidentin e rëndë.

Njoftimi i Policisë:

Elbasan/Informacion paraprak Më datë 20.12.2022, rreth orës 9:15, në aksin rrugor Samurr-Qafë Mollë, shtetasi B. S., duke drejtuar automjetin tip "Benz", dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë, ka humbur jetën drejtuesi i automjetit, shtetasi B. S., 38 vjeç, si dhe janë dëmtuar 3 pasagjerët, shtetasit M. M., F. M. dhe B. M., të cilët u dërguan në spital, për të marrë ndihmë mjekësore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

aksident ne elbasan besnik samurri misir maloku blerta maloku fatjon maloku

Sondazh

Poll