Aktualitet

VIDEO/ Katastrofë mjedisore në Vlorë, u vihet flaka qëllimisht qindra gomave, tymi mbulon gjithë ish-fushën e aviacionit

Me dhjetëra goma dhe mbetje plasike u janë vënë fjakën mëngjesin e sotëm në ish-Fushën e Aviacionit në Vlorë. 

20 Dhjetor 2022, 09:23 Nga I.A
 
VIDEO/ Katastrofë mjedisore në Vlorë, u vihet flaka
Pamje nga Vlora

VLORË- Katastrofë mjedisore po ndodh në Vlorë. Me qindra goma dhe mbetje plasike u janë vënë fjakën mëngjesin e sotëm në ish-Fushën e Aviacionit në Vlorë. 

Të gjithë qytetarët e lagjes Çole por edhe lagjeve pranë janë zgjuar nga shtullungat mbytëse të tymit. Mësohet se zjarri gomave u është vënë qëllimisht nga persona të paidentifikuar për të marrë telat që ato kanë. 

Në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikëset, të cilët po punojnë për shuarjen e zjarrit. Po ashtu në ndihmë kanë shkuar edhe banorë të zonës aty duke hequr menjanë gomat që nuk kanë marrë flakë ende. 

digjen qindra goma ne vlore katastrofe mjedisore ne vlore

Sondazh

Poll