Aktualitet

'Fluturojnë' çmimet e gjelit të festës/ Fermerët: Prapë s'mbulohen kostot. Pensionistët: S'do festojmë

Ata shprehen se është rritur çmimi i ushqimit blegtoral dhe për këtë arsye, ka pasur dhe rritje të çmimit të gjelit. 

20 Dhjetor 2022, 08:03 Nga F.M
'Fluturojnë' çmimet e gjelit të festës/
Gjelat e detit

PEQIN- Në zonën më të njohur për rritjen e gjelit të detit, në Peqin, fermerët thonë se rritja e çmimeve ka bërë që gjeli të shitet nën kosto ndërsa blerësit gjithsesi të largohen. Në një prononcim për TopChannel, ata shprehen se është rritur çmimi i ushqimit blegtoral dhe për këtë arsye, ka pasur dhe rritje të çmimit të gjelit. 

Pjesë nga prononcimet

Fermeri 1: Këtë vit është më i shtrenjtë sepse u rrit ushqimi blegtoral, u rrit misri e shumë produkte të tjera. 

Fermeri 2:Çmimi është me 10, por nuk i mbulon shpenzimet

Fermeri 3: Janë pak të shtrenjtë çmimet 

Akoma më i pamundur simboli i festave do të jetë për pensionistët që e kanë të pamundur ta blejnë me të tilla çmime.

"Nuk blihet asgjë moj nënë, s'ia dalim dot. Unë s'e festoj, s'e blej dot,"- thotë një prej tyre. 

 

 

gjeli i detit

Sondazh

Poll