Aktualitet

“Nuk jam grua e hekurt”/ Helena Kadare: Kam jetuar nën hijen e Ismailit

Helena Kadare nënvizoi se nuk është aspak hijerëndë dhe se por është thjesht një grua e natyrshme.

19 Dhjetor 2022, 19:46 Nga A.B
“Nuk jam grua e hekurt”/ Helena Kadare: Kam jetuar nën hijen e
Helena Kadare

TIRANË- Helena Kadare është shprehur për Euronews Albania se nuk është një grua e hekurt dhe se ka jetuar edhe në hijen e burrit të saj Ismail Kadare. Teksa përshkroi veten e saj, ajo nënvizoi se nuk është aspak hijerëndë dhe se por është thjesht një grua e natyrshme.

“Të gjithë ju ndodh kur bëra njohje të reja që ‘iu mendova ndryshe’. Më duket se është hija e Ismailit që ma jep këtë. Herë më ka pëlqyer herë jo, që unë të isha në hijen e Kadaresë. Duhet të kisha një sjellje të jo natyrshme me njerëzit për shkak të atij. Gjërat janë sheshuar dhe tani dhe nuk ka asnjë problem. Nuk jam një grua e hekurt, nuk e di pse më quajnë ashtu. Nuk jam as hijerëndë. Unë jam një grua e natyrshme”, u shpreh ajo.

helena kadare

Sondazh

Poll