Shkoi në Itali për t'u bashkuar me gruan e tij shtatzënë, arrestohet për trafik droge 25-vjeçari shqiptar
Foto ilustruese ITALI- Një 25-vjeçar shqiptar i arrestuar për posedim të lëndëve narkotike për qël...
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi njoftoi të hënën se qeveria ka miratuar një kredi 30 milionë euro për mbrojtjen civile, ku parashikohet edhe blerja e dy mjeteve ajrore për shuarjen e zjarreve.
Ndërkohë, Peleshi pranoi se flota e helikopterëve e Forcave të Armatosura vijon të jetë jofunksionale për shkak të problemeve me mirëmbajtjen dhe se nuk është gjetur ende zgjidhje për marrjen e helikopterit “Cougar” të parkuar në një magazinë zjarrfikësesh në Itali.
“Italia është angazhuar për të mbështetur sistemin e mbrojtjes civile me një financim 30 milionë euro në formë huaje,” tha ai pas mbledhjes së qeverisë, duke saktësuar se huaja do të përdoret për ndërtimin e sallave operacionale dhe trajnim për emergjencat civile.
Ministri bëri të ditur se parashikohet dhe blerja e 2 mjeteve ajrore për fatkeqësitë natyrore, por i pyetur nga BIRN për vlerën e tyre, ai tha se nuk e mund të thoshte vlerën, por do të gjendeshin mjete të lira që mund të përballoheshin brenda kësaj kredie. Peleshi pranoi se problematika e mirëmbajtjes me flotën e helikopterëve vijon prej disa vitesh dhe se në gatishmëri ishin vetëm dy mjete nga 7 të tillë që kanë Forcat e Armatosura.
“Gadishmëria nuk është 100 për qind,”-pranoi ai, duke shtuar se “është në gatishmëri një helikopter Cougar që është për emergjenca civile dhe një tjetër që është për emergjenca mjekësore”.
“Sfida më e madhe që ne kemi kur investohet në mjete ajrore të reja është mirëmbajtja, nuk kemi kompani të specializuara për mirëmbajtjen e mjeteve ajrore dhe na duhet të blejmë këtë shërbim jashtë,”- shtoi Peleshi, duke ripërsëritur të njëjtat probleme për të cilat ka raportuar 6 muaj më parë edhe në Kuvend.
“Jo të gjitha kontratat performojnë siç duhet dhe pastaj futemi në kalvare pengesash si ajo me helikopterin Cougar që është në Itali dhe u bënë shumë, 2 vjet,” theksoi ai.
Peleshi tha se ministria ka vendosur që ta dërgojë helikopterin e mbetur në Itali në agjencinë e NATO-s për shërbimet e mirëmbajtjes sapo të çlirohet nga kontrata. Sipas tij, kostot e mirëmbajtjes janë shumë të mëdha për qeverinë dhe vendimi për t’ia deleguar agjencisë së posaçme të NATO-s prokurorimet për këtë çështje do t’i japë zgjidhje situatës.
Përmes një investigimi të publikuar më 31 maj, BIRN zbuloi se flota e shtrenjtë e helikopterëve ushtarakë “Cougar”, të cilët mbajnë peshën e emergjencave civile të vendit, ndodhet aktualisht jashtë funksionit për shkak të problemeve me kontratat e mirëmbajtjes./BIRN
Foto ilustruese ITALI- Një 25-vjeçar shqiptar i arrestuar për posedim të lëndëve narkotike për qël...
Policia ZVICËR- Një shqiptar nga Kosova ka humbur jetën në rrugët e Bière të Zvicrës mbrëmjen e djeshme. 'Bl...
Bombul TIRANË- Ka ndërruar jetë në spitalin e Tiranës një prej 3 të plagosurve nga shpërthimi i bombolës ...
GREQI- Një paralajmërim u dha, por askush nuk e dëgjoi. "Edolio5" shkroi 2 ditë më parë për një "burim" që parala...
Foto ilustruese Nga Opendemokraci Që nga fillimi i pandemisë, vonesat në procesin e azilit në Mbretërinë e Bashkuar jan...
Arben Ahmetaj Në Shqipëri po publikohen në vijimësi njoftime të reja që implikojnë zyrtarë të lartë n&eum...
Sofia, një grua e moshuar Nga Kathimerini U bënë 32 vjet që kur kam shkelur për herë të parë në Shqipëri...
Gazmir Ngota dhe Mirjeta Karaj TIRANË- Implikimi në vrasjen e Mendun Kurt-Dedës dhe frika e arrestimit ka bërë që Gazmir Ngot...
Protestuesit DURRËS-Sirinatë, afganët, iranianët dhe marokenët që ndodhen në qendrën e mbyllur të Karreç...
Edmond Papa, Aleksander Sadikaj TIRANË- Vrasja e Edmond Papës ka ndodhur si hakmarrje pas vrasjes së Aleksandër Sadikajt. Top Channel r...