19 Dhjetor 2022, 18:21
Nga k.m.

GREQI- Një paralajmërim u dha, por askush nuk e dëgjoi. "Edolio5" shkroi 2 ditë më parë për një "burim" që paralajmëronte një vrasje, atë më të paguarën ndonjëherë në Greqi. Dhe ndodhi dje, ashtu siç u paralajmërua, u vranë 2 nga emrat më të rëndësishëm të "botës së krimit" dhe "mbretërit" e jetës së natës; Armand Organja dhe 41-vjeçari Kreshnik Çerçizaj. Siç raportojnë mediat shqiptare, objektivi dyshohet se ka qenë Organja, kjo pasi është qëlluar në kokë.
Por çfarë u paralajmërua?
"Informacioni na vjen nga një njohës i thellë i realitetit të natës, i cili nga pozicioni i tij di detaje të asaj që të tjerët mësojnë sapo ndodhin ngjarjet. Personi që do vritej është tentuar edhe në të kaluarën, por kjo tentativë kishte rezultuar e pasuksesshme për “arsye teknike”. Por duket tani që porositësi i ri nuk i pranon gabimet e së shkuarës. Kjo sepse kontrata e vrasjes konsiderohet si një nga më të shtrenjtat që ka ekzistuar deri më sot, pasi viktima nuk “preket” për shkak të vrullit që ka marrë vitet e fundit,"-thoshte burimi.
41-vjeçari kishte një histori të rasteve me drogë dhe grabitje. Ai ishte njeriu që vdiq në vend para se ambulanca të arrinte dhe ta çonte në spital. Sa i përket viktimës së dytë, ai ka marrë plumba nga afër në stomak dhe gjoks, si pasojë ka humbur shumë gjak dhe me gjithë përpjekjet e mjekëve nuk ia ka dalë.
Për të gjetur vrasësin është e vështirë pasi rrugët ishin plot për shkak të finales së Kupës së Botës, megjithatë autori nuk kishte frikë se mund të bllokohej. Sipas informacioneve të edolio5, Armando Organja në 5 muajt e fundit, përveç autonomisë që kishte për punën e tij, "punonte"edhe si mbledhës parash për dyqanet e Smirnës së Re për përfitimin e një manjati grek, i cili është vënë në shënjestër të mafias shqiptare për të kontrolluar plotësisht krimin e organizuar në Greqi. Goditja e njërit prej 2 mbledhësve të parave ishte thelbi i sulmit, që autori e ka kryer me përpikëmëri.
vriten shqiptaret ne athine armand organja kreshnik Çerçizaj
Aktualitet
19 Dhjetor 2022, 18:29
d.a.
Foto ilustruese
Nga Opendemokraci
Që nga fillimi i pandemisë, vonesat në procesin e azilit në Mbretërinë e Bashkuar jan...
Aktualitet
19 Dhjetor 2022, 18:25
A.B
Arben Ahmetaj
Në Shqipëri po publikohen në vijimësi njoftime të reja që implikojnë zyrtarë të lartë n&eum...
Aktualitet
19 Dhjetor 2022, 18:03
Stavros Tzimas
Sofia, një grua e moshuar
Nga Kathimerini
U bënë 32 vjet që kur kam shkelur për herë të parë në Shqipëri...
Aktualitet
19 Dhjetor 2022, 17:54
k.m.
Gazmir Ngota dhe Mirjeta Karaj
TIRANË- Implikimi në vrasjen e Mendun Kurt-Dedës dhe frika e arrestimit ka bërë që Gazmir Ngot...
Aktualitet
19 Dhjetor 2022, 17:59
A.B
Protestuesit
DURRËS-Sirinatë, afganët, iranianët dhe marokenët që ndodhen në qendrën e mbyllur të Karreç...
Aktualitet
19 Dhjetor 2022, 17:50
A.B
Edmond Papa, Aleksander Sadikaj
TIRANË- Vrasja e Edmond Papës ka ndodhur si hakmarrje pas vrasjes së Aleksandër Sadikajt. Top Channel r...
Aktualitet
19 Dhjetor 2022, 16:51
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Në datën 1 dhjetor u dha lajmi se mes të infektuarve me HIV/AIDS ishte dhe një foshnje e porsalindur. N&eu...
Aktualitet
19 Dhjetor 2022, 16:36
A.B
Dorian Matlija
TIRANË- Shembjen e pallatit numër 4 në rrugën 'Myslym Keta' në Tiranë, avokati Dorian Matlija e konsideron vep...
Aktualitet
19 Dhjetor 2022, 16:01
a.l
Enkelejd Alibeaj
TIRANË- Në Komisionin e sotëm të Ligjeve ku po diskutohej projektligji për programin 'IPARD III', deputeti d...
Aktualitet
19 Dhjetor 2022, 16:30
k.m.
Foto ilustruese
Në tregun e fruta-perimeve ne Lushnjë, çmimet e agrumeve janë më të ulëta se kurrë.
Një kil...