Mitsotakisi i dytë që vjen në Shqipëri- Kathimerini me tone të ashpra: Pse duhet vëmendje tek minoriteti grek në Shqipëri
Pamja solli në mendje historitë dramatike të grekëve të pakicës që u përpoqën kalonin përmes gardheve elektrike përgjatë kufirit malor në një përpjekje për t'u çliruar nga prangat e regjimit.
Nga Kathimerini
U bënë 32 vjet që kur kam shkelur për herë të parë në Shqipëri. Ramiz Alia, presidenti i fundit komunist i vendit, ishte ende në pushtet. Shqipëria ishte një vend në depresion të rëndë; regjimi i tij autoritar po shkatërrohej. Njerëzit po përpiqeshin t'i shpëtonin paranojës së trashëguar nga diktatori stalinist Enver Hoxha, shpesh duke rrezikuar jetën.
Duke kaluar përmes pikës kufitare të Kakavisë me Shqipërinë javën e kaluar, pashë vargmalin mbresëlënës që ngrihej nga fusha e Dropullit. Pamja solli në mendje historitë dramatike të grekëve të pakicës që u përpoqën kalonin përmes gardheve elektrike përgjatë kufirit malor në një përpjekje për t'u çliruar nga prangat e regjimit. Qindra, ndoshta mijëra, vdiqën në këto shpate dhe lugina në përpjekjet e tyre për të shpëtuar.
Shumica dërrmuese e viktimave ishin grekë që jetonin në Shqipërinë e Jugut. Këta njerëz jetonin më afër kufirit dhe i njihnin mirë shtigjet. Më e rëndësishmja, shpirtrat e tyre u prekën nga dëshira për të jetuar të lirë. Megjithatë, me kalimin e kohës, ata dëshmorë dhe heronj të kufijve (që në atë kohë ishin etiketuar si armiq të shtetit) rrezikojnë të zhduken nga kujtesa kolektive.
Me rastin e turneut të planifikuar të kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis në Shqipërinë e Jugut, komuniteti pakicë në komunën e Finiqit) kishte organizuar një vizitë në fshatin Aliko, ku më 11 dhjetor 1990 u pushkatuan katër të rinj grekë etnikë, gjatë përpjekjes për të kaluar në Greqi.
Vrasjet ishin pika e fundit mes indinjatës së akumuluar dhe ndezën një kryengritje të paprecedentë në fshatrat me etni greke. Protestuesit që mbanin arkivolet me të rinjtë e vdekur drejtuan një marshim të improvizuar drejt Sarandës. Por ata u ndalën në periferi të qytetit për të shmangur gjakderdhjen.
Vizita e Mitsotakis në fshatrat minoritare përfundimisht u riplanifikua për 22 dhjetor. Sigurisht, ai do të hasë një pamje shumë të ndryshme nga ajo që pa i ati, asokohe gjithashtu kryeministër Konstantinos Mitsotakis, në vitin 1992. Gjërat sigurisht janë përmirësuar. Megjithatë, largimi i të rinjve rrezikon që minoriteti të mos mbijetojë. Përveç ushtarëve grekë që vdiqën në malet e Shqipërisë në vitin 1940, të cilët sigurisht i nderojmë me meritë edhe sot e kësaj dite, nuk duhet të harrojmë as ata që ranë në të njëjtin kufi, edhe për Greqinë.
Sondazh
"Djalin na e kanë rrëmbyer dhe vrarë", Gazmir Ngota inskenoi zhdukjen e tij për 3 muaj nga frika e arrestimit për masakrën ndaj Kurt-Dedës
Gazmir Ngota dhe Mirjeta Karaj TIRANË- Implikimi në vrasjen e Mendun Kurt-Dedës dhe frika e arrestimit ka bërë që Gazmir Ngot...
Grevë urie në qendrën e mbyllur për të huajt në Karreç të Durrësit, afganët: Kemi probleme me motin dhe ushqimin
Protestuesit DURRËS-Sirinatë, afganët, iranianët dhe marokenët që ndodhen në qendrën e mbyllur të Karreç...
Vrasja e Papës në Tiranë/ Hetimet: Biznesmeni u ekzekutua si hakmarrje për vrasjen e Aleksandër Sadikajt
Edmond Papa, Aleksander Sadikaj TIRANË- Vrasja e Edmond Papës ka ndodhur si hakmarrje pas vrasjes së Aleksandër Sadikajt. Top Channel r...
1 vjeçari infektohet me HIV në spital, prindërit nxjerrin mesazhet me mjekët, Prokuroria u mbyll dosjen: S'i nisim hetimet
Foto ilustruese TIRANË- Në datën 1 dhjetor u dha lajmi se mes të infektuarve me HIV/AIDS ishte dhe një foshnje e porsalindur. N&eu...
Shembja e pallatit, Matlija: Territori do i jepet një subjekti privat, tërmeti i dha shans Qeverisë për të justifikuar ndërtimet e reja
Dorian Matlija TIRANË- Shembjen e pallatit numër 4 në rrugën 'Myslym Keta' në Tiranë, avokati Dorian Matlija e konsideron vep...
'Shtëpia me miell të huaj nuk mbahet', 'Ligjet', Alibeaj: Evropianët japin trefishin e parave për 'IPARD III', ku shkojnë ato të buxhetit të shtetit? Civici: Do iu lajmërojmë!
Enkelejd Alibeaj TIRANË- Në Komisionin e sotëm të Ligjeve ku po diskutohej projektligji për programin 'IPARD III', deputeti d...
Çmimet e agrumeve në tokë! Në Lushnjë, fermerët po shesin me 10 lekë mandarinat
Foto ilustruese Në tregun e fruta-perimeve ne Lushnjë, çmimet e agrumeve janë më të ulëta se kurrë. Një kil...
Vrasja e Edmond Papës në Tiranë/ Autori e priti 1 orë e 30 minuta, dyshohet se kishte bashkëpunëtor
Edmond Papa TIRANË- 1 orë e 30 minuta priti autori në afërsi të bar kafes 49-vjeçarin, Edmond Papa për ta ekzekut...
“Kam 2 vjet që pres të divorcohem..."/ Vetingu "shkrin" seksionin e çështjeve familjare në Gjykatën e Tiranës, proceset zgjasin me vite
Foto ilustruese “Kam 2 vjet që pres të divorcohem. Kam ardhur nga Greqia prej disa vitesh pas ndarjes me bashkëshortin, por ligjë...
'E kuptoj çehren tënde'/ 'Ligjet', Korreshi: Tek serat në Lushnje, oligarkët fusin në xhep lekët dhe nuk e ushtrojnë aktivitetin
Saimir Korreshi TIRANË- Në Komisionin e sotëm të Ligjeve ku po diskutohej projektligji për programin 'IPARD III', deputeti i Parti...
