"Djalin na e kanë rrëmbyer dhe vrarë", Gazmir Ngota inskenoi zhdukjen e tij për 3 muaj nga frika e arrestimit për masakrën ndaj Kurt-Dedës
Materiali kallëzues është çuar për vlerësim në prokurorinë e Tiranës, për “largimi nga banesa”, por në 11 nëntor, prokurorja e çështjes, Elfrida Bregova, ka vendosur të mosfillojë hetimet për këtë rast.
TIRANË- Implikimi në vrasjen e Mendun Kurt-Dedës dhe frika e arrestimit ka bërë që Gazmir Ngota të krijonte skenare të ndryshme sesi t'i shpëtonte drejtësisë. Ndaj dhe vendosi që të inskenonte zhdukjen e tij, për një periudhë 3-mujore. Gazetari Elton Qyno shkruan se pavarësisht se Ngota, shfaqet në dëshminë e tij si një njeri i penduar dhe që pretendonte se disa herë ishte matur që të shkonte dhe të kallëzonte krimin, nuk është besuar. Qyno shkruan për "OraNews", se ka një material hetimor që tregon zhdukjen pa adresë të Gazmir Ngotës, ndërsa denoncimi ëhstë bërë nga familjarët e tij që pretenduan se i riu edhe mund të ishte vrarë.
Materiali kallëzues është çuar për vlerësim në prokurorinë e Tiranës, për “largimi nga banesa”, por në 11 nëntor, prokurorja e çështjes, Elfrida Bregova, ka vendosur të mosfillojë hetimet për këtë rast.
Gazmir Ngota dhe Marjeta Karaj sëbashku me djalin e saj Besmir Karaj, u tradhtuan nga dëshmia e shoferit të shoqatës që kishte gruaja, Faik Stojna, pasi u kërcënua nga nënë e bir se do të digjej i gjallë ashtu siç i kishte ndodhur Kurt-Dedës. Ngota ka shfaqur pendesë për krimin ndërsa bashkë me të në pranga, ra dhe Marjeta Karaj, por në kërkim është i biri i saj, që mendohet se fshihet në Itali.
Shkak i vrasjes së 61-vjeçarit, është bërë një shumë financiare prej 10 milion lekë të vjetra, që Kurt Deda ja kishte borxh, Marjeta Karajt. Por vrasja ishte makabër. Fillimisht kishin dhunuar dhe më pas e kishin çuar në pyll, ku të gjallë e kishin spërkatur me benzinë dhe më pas i kishin vendosur flakën.
Sondazh
Grevë urie në qendrën e mbyllur për të huajt në Karreç të Durrësit, afganët: Kemi probleme me motin dhe ushqimin
Protestuesit DURRËS-Sirinatë, afganët, iranianët dhe marokenët që ndodhen në qendrën e mbyllur të Karreç...
Vrasja e Papës në Tiranë/ Hetimet: Biznesmeni u ekzekutua si hakmarrje për vrasjen e Aleksandër Sadikajt
Edmond Papa, Aleksander Sadikaj TIRANË- Vrasja e Edmond Papës ka ndodhur si hakmarrje pas vrasjes së Aleksandër Sadikajt. Top Channel r...
1 vjeçari infektohet me HIV në spital, prindërit nxjerrin mesazhet me mjekët, Prokuroria u mbyll dosjen: S'i nisim hetimet
Foto ilustruese TIRANË- Në datën 1 dhjetor u dha lajmi se mes të infektuarve me HIV/AIDS ishte dhe një foshnje e porsalindur. N&eu...
Shembja e pallatit, Matlija: Territori do i jepet një subjekti privat, tërmeti i dha shans Qeverisë për të justifikuar ndërtimet e reja
Dorian Matlija TIRANË- Shembjen e pallatit numër 4 në rrugën 'Myslym Keta' në Tiranë, avokati Dorian Matlija e konsideron vep...
'Shtëpia me miell të huaj nuk mbahet', 'Ligjet', Alibeaj: Evropianët japin trefishin e parave për 'IPARD III', ku shkojnë ato të buxhetit të shtetit? Civici: Do iu lajmërojmë!
Enkelejd Alibeaj TIRANË- Në Komisionin e sotëm të Ligjeve ku po diskutohej projektligji për programin 'IPARD III', deputeti d...
Çmimet e agrumeve në tokë! Në Lushnjë, fermerët po shesin me 10 lekë mandarinat
Foto ilustruese Në tregun e fruta-perimeve ne Lushnjë, çmimet e agrumeve janë më të ulëta se kurrë. Një kil...
Vrasja e Edmond Papës në Tiranë/ Autori e priti 1 orë e 30 minuta, dyshohet se kishte bashkëpunëtor
Edmond Papa TIRANË- 1 orë e 30 minuta priti autori në afërsi të bar kafes 49-vjeçarin, Edmond Papa për ta ekzekut...
“Kam 2 vjet që pres të divorcohem..."/ Vetingu "shkrin" seksionin e çështjeve familjare në Gjykatën e Tiranës, proceset zgjasin me vite
Foto ilustruese “Kam 2 vjet që pres të divorcohem. Kam ardhur nga Greqia prej disa vitesh pas ndarjes me bashkëshortin, por ligjë...
'E kuptoj çehren tënde'/ 'Ligjet', Korreshi: Tek serat në Lushnje, oligarkët fusin në xhep lekët dhe nuk e ushtrojnë aktivitetin
Saimir Korreshi TIRANË- Në Komisionin e sotëm të Ligjeve ku po diskutohej projektligji për programin 'IPARD III', deputeti i Parti...
Grabiti dy të moshuara, por njëra gjeti vdekjen! Arrestohet shqiptari në Greqi, mediat i nxjerrin FOTON
Alvin Musaj GREQI- Një shqiptar është arrestuar në Greqi ditën e sotme për vjedhje e cila përfundoi me një viktim&e...
