Politike

Shembja e pallatit te 'Myslym Keta', reagon Rama: Bënte 'muu' që ishte i rrezikshëm, rezistencat e banorëve nuk i kuptoj

Rama komenton shembjen e pallatit numër 4 në lagjen 'Myslym Shyri' në Tiranë.

19 Dhjetor 2022, 17:47 Nga A.B
Shembja e pallatit te 'Myslym Keta', reagon Rama: Bënte
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar për shembjen e pallatit nr 4 te lagjia 'Myslym Keta' në Tiranë. Ai u shpreh se nuk arrin të kuptojë rezistencën e banorëve që jetojnë në një pallat me rrezikshmëri shembje. Rama shton se pallati dallohej që ishte i pabanueshëm e se me një goditje matrapiku shembej në tokë. 

'Dua të nënvizoj dhe një herë, shpesh herë serviren në pasqyrat e gjysëm të vërtetave pamje familjesh që thuhet se janë braktisur. Po ju them se të gjitha janë gënjeshtra. Nuk ka një familje të vetme, të gjitha janë gënjshtra, që të jetë dëmtuar e të mos u jetë dhënë bonusi i qirasë. Ka familje që kanë preferuar të mos lëvizin nga cadra, keni parë disa prej tyre, që janë në cadër, është e drejta e tyre, kanë bagëtitë aty, kanë tokën aty pranë, puna e tyre ne nuk i detyrojmë, ama numri i atyre që kanë qëndruar në çadra kanë qënë minimal.

E njëjta gjë dhe për ata që bëjnë ca rezistenca që nuk arrij ti kuptoj. Si mund të jetojnë në atë pallatin që u shemb këto ditë, cfarë njerëzish janë ata që u dalin në mbrojtje. Ai pallat bën muu që është i rrezikshëm, me një goditje matrapiku binte 2 kate përnjëherë. Atyre u është thënë se do marrin apartamentet e reja. '- tha Rama.

edi rama shembet pallati te myslym keta

Sondazh

Poll