19 Dhjetor 2022, 16:51
Nga k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Në datën 1 dhjetor u dha lajmi se mes të infektuarve me HIV/AIDS ishte dhe një foshnje e porsalindur. Në datën 28 nëntor të vitit 2021, fëmija u sëmur me bronshit vetëm 1 muaj pas lindjes, dhe u shtrua në reanimacionin e pediatrisë në Qendra Spitalore Universitare 'Nënë Tereza'. Foshnja qendroi i shtruar për gati 10 ditë, dhe pas daljes nga spitali shëndeti nuk u përmirësua. Disa ditë pas daljes nga spitali, fëmija shfaq papritur një temperaturë 39 gradë, e cila i alarmoi prindërit. Deri në muajin mars të 2022 fëmija iu nënshtrua një sërë ekzaminimesh nëpër spitale. Pa dijeninë e prindërve një prej këtyre ekzaminimeve ishte edhe analiza për HIV/AIDS.
Mesazhet me mjekun
"Nga momenti që ka lindur derisa është diagnostifikuar djali ka qëndruar më shumë në spital, në reaminacionin e spitalit në QSUT. Ka një epikrizë të lëshuar nga mjekja, e cila hedh dyshime mbi imunodeficencë. Pse nuk e ka bërë më parë analizën? Infektimi ka disa etapa. Ka temperaturë të çuditshme, diarre e vazhdueshme, humbje peshe. Hetimi ka zgjatur vetëm 20 ditë që e kemi kërkuar dhe raporti është zhvilluar në qershor. Në Shqipëri nuk ndiqet protokoll për rastin e HIV, ka ardhur PCR në Turqi, ishte pozitive. Nuk kundërshtohet, por mjeku nuk u mjaftua dhe këmbëngulte se djali nuk e ka dhe mendoi se ishte cross-COVID. Një kryqëzim le të them, pra një pozitiv falso. Prandaj u bënë edhe 10 teste. Nuk ia fal vetes se shpirti,"-thonë prindërit e të miturit e infektuar nga HIV-AIDS.

Prindërit kanë ngritur një padi ndaj spitalit, por prokurori Saimir Hysa ka vendosur mosfillimin e procedimit penal. Ndërsa në dokumentin zyrtar të lëshuar nga Prokuroria e Tiranës shkruhet: Kallëzuesit kanë paraqitur kallëzim ndaj të kallëzuarve duke pretenduar nga ana e tyre se janë kryer veprime të kundërligjshme, të cilat kanë sjellë si pasojë dëmtimin e jetës së fëmijës së tyre, të palindur ende. Kallëzuesit parashtrojnë se nga ana e stafit të Maternitetit "Mbretëresha Geraldinë" dhe spitali padiatrik pranë QSUT janë kryer veprime, të cilat kanë dëmtuar jetën e një foshnje të palindur ende. Pasoja ka ardhur si rezultat i neglizhencës së stafit të këtyre institucioneve.

Por sipas prindërve hetimet janë mbyllur dhe aryseja ishte se fëmija nuk kishte lindur ende kur pretendohet se është infektuar.
"Ne nuk na kanë marrë në pyetje, por prokurori nuk ka kryer asnjë hetim,"-shtojnë prindërit e të miturit.
Në 10-mujorin 2022 u identifikuan 80 raste të reja, mes tyre 2 fëmijë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ku u identifikuan 91 raste, shifra është pak më e vogël, por nuk kishte ndodhur të infektoheshin fëmijë të moshave të tilla, e me prindër negativë. Ngjarjen familjarët e cilësojnë tepër të rëndë dhe nënvizojnë se nuk kanë gjetur zgjidhje nga autoritetet shqiptare, ndërsa shprehen se nga kjo situatë u është shkatërruar jeta.
hiv/aids ne shqiperi 1 vjecari me hiv/aids hiv-aids
22png
whatsapp image 2022 12 19 at 153538 2
2png
Aktualitet
19 Dhjetor 2022, 16:36
A.B
Dorian Matlija
TIRANË- Shembjen e pallatit numër 4 në rrugën 'Myslym Keta' në Tiranë, avokati Dorian Matlija e konsideron vep...
Aktualitet
19 Dhjetor 2022, 16:01
a.l
Enkelejd Alibeaj
TIRANË- Në Komisionin e sotëm të Ligjeve ku po diskutohej projektligji për programin 'IPARD III', deputeti d...
Aktualitet
19 Dhjetor 2022, 16:30
k.m.
Foto ilustruese
Në tregun e fruta-perimeve ne Lushnjë, çmimet e agrumeve janë më të ulëta se kurrë.
Një kil...
Aktualitet
19 Dhjetor 2022, 16:17
A.B
Edmond Papa
TIRANË- 1 orë e 30 minuta priti autori në afërsi të bar kafes 49-vjeçarin, Edmond Papa për ta ekzekut...
Aktualitet
19 Dhjetor 2022, 16:12
k.m.
Foto ilustruese
“Kam 2 vjet që pres të divorcohem. Kam ardhur nga Greqia prej disa vitesh pas ndarjes me bashkëshortin, por ligjë...
Aktualitet
19 Dhjetor 2022, 15:27
a.l
Saimir Korreshi
TIRANË- Në Komisionin e sotëm të Ligjeve ku po diskutohej projektligji për programin 'IPARD III', deputeti i Parti...
Aktualitet
19 Dhjetor 2022, 15:27
I.A
Alvin Musaj
GREQI- Një shqiptar është arrestuar në Greqi ditën e sotme për vjedhje e cila përfundoi me një viktim&e...
Aktualitet
19 Dhjetor 2022, 15:00
k.m.
Dallëndyshe Bici
TIRANË- Pas shembjes së "Prestige Resort", vazhdon përplasja mes News24 dhe kreut të Inspektoratit Kombëtar ...
Aktualitet
19 Dhjetor 2022, 14:45
A.B
Pallati
TIRANË- Një nga dokumentet për shembjen e pallatit numër 4 te rruga 'Myslym Keta' rezulton të jetë e falsifikuar. Ban...
Aktualitet
19 Dhjetor 2022, 15:34
I.A
Gjela deti
PEQIN- Këtë vit, jo çdo familje do të ketë në tryezën e saj për festa gjelin e detit. Rritja e ç...