Aktualitet

Grabiti dy të moshuara, por njëra gjeti vdekjen! Arrestohet shqiptari në Greqi, mediat i nxjerrin FOTON

36-vjeçari me emrin Alvin Musaj mbrëmjen e 10 nëntorit, duke hipur në motor, ka kapur çantën e një të moshuare në këmbë. 

19 Dhjetor 2022, 15:27 Nga I.A
Grabiti dy të moshuara, por njëra gjeti vdekjen! Arrestohet shqiptari
Alvin Musaj

GREQI- Një shqiptar është arrestuar në Greqi ditën e sotme për vjedhje e cila përfundoi me një viktimë. 36-vjeçari me emrin Alvin Musaj mbrëmjen e 10 nëntorit, duke hipur në motor, ka kapur çantën e një të moshuare në këmbë. 

Si pasojë e tërheqjes, gruaja është rrëzuar përtokë, duke sjellë lëndime të rënda në kokë, nga të cilat dy ditë më vonë ka ndodhur edhe vdekja në spitalin ku po trajtohej. Pak ditë më pas, 36-vjeçari ka grabitur në të njëjtën mënyrë një tjetër të moshuar, e cila ka mbetur e plagosur rëndë, pasi ka pësuar frakturë dhe plagosje.

alvin musaj

Sondazh

Poll