Aktualitet

Fluturojnë çmimet e gjelit të festës/ Fermerëve u duken të ulëta, blerësit po marrin më pak

Në zonën më të njohur për rritjen e gjelit të detit, në Peqin, fermerët thonë se rritja e çmimeve ka bërë që gjeli të shitet nën kosto ndërsa blerësit gjithsesi të largohen.

19 Dhjetor 2022, 15:34 Nga I.A
Fluturojnë çmimet e gjelit të festës/ Fermerëve u
Gjela deti

PEQIN- Këtë vit, jo çdo familje do të ketë në tryezën e saj për festa gjelin e detit. Rritja e çmimeve në tërësi ka ndikuar në rritjen e çmimit të gjelit të detit. Në zonën më të njohur për rritjen e gjelit të detit, në Peqin, fermerët thonë se rritja e çmimeve ka bërë që gjeli të shitet nën kosto ndërsa blerësit gjithsesi të largohen.

Akoma më i pamundur simboli i festave do të jetë për pensionistët që e kanë të pamundur ta blejnë me të tilla çmime. Sikur të mos mjaftonte një situatë e tillë, Peqini vazhdon të jetë pa një treg dhe gjeli i detit shitet buzë aksit nacional Elbasan-Rrogozhinë, me shpresën se udhëtarët mund ta blejnë atë.

Marrë nga Top Channel

gjela deti

Sondazh

Poll