Aktualitet

Vrasja e dyfishtë në Athinë, hetimet e reja: Dyshohet se ka pasur një bashkëpunëtor brenda lokalit

Policia beson se ekzekutimi i dy burrave me origjinë shqiptare ishte për të larë hesapet. Krimi brutal ndodhi para syve të qindrave, ndërsa breshëria me armë zjarri shkaktoi natyrshëm panik.

19 Dhjetor 2022, 14:14 Nga I.A
Vrasja e dyfishtë në Athinë, hetimet e reja: Dyshohet se ka pasur
Pamje nga ngjarja

GREQI- Vazhdojnë kërkimet për autorin e vrasjes brutale të dyfishtë në Nea Smyrni mbrëmjen e së dielës. Policia beson se ekzekutimi i dy burrave me origjinë shqiptare ishte për të larë hesapet. Krimi brutal ndodhi para syve të qindrave, ndërsa breshëria me armë zjarri shkaktoi natyrshëm panik.

Sipas mediave greke autori, siç tregon gjithçka, ishte me përvojë të lartë. Në fund të fundit, ai qëlloi viktimat e tij nga një distancë e afërt dhe me gjakftohtësi të madhe. Ai është larguar nga vendi i vrasjes në këmbë dhe i pangacmuar. Më herët, siç raporton MEGA, autori ka qenë pas disa pemëve përballë kafenesë. Siç e përmendëm më lart, vendi ishte shumë i mbushur me njerëz, ndërkohë që ai vetë nuk kishte ngritur asnjë dyshim.

Siç shihet edhe në videot që kanë dalë në dritë, xhelati kishte veshur një kominoshe të zezë, me xhup me kapuç dhe çizme sportive. Ai mbante edhe një maskë kirurgjikale. Oficerët e policisë po kontrollojnë kamerat e sigurisë në zonën më të gjerë për të parë rrugën e arratisjes së sulmuesit, ndërsa po marrin deklarata nga dëshmitarët okularë. Një nga pyetjet që ekziston është nëse autori i vrasjes ka pasur bashkëpunëtor. Sipas ERT, ka të dhëna për një bashkëpunëtor që mund ta ketë pritur pranë.

 

vriten dy shqiptare ne athine

Sondazh

Poll