Aktualitet

Vdes në mënyrë të mistershme 48-vjeçari shqiptar në Itali, familjarët e gjejnë në pajetë në apatamentin e tij

Trupi i burrit u gjet brenda shtëpisë, e vendosur në via Sassone, disa hapa nga qendra historike e qytetit provincial. Kanë qenë disa familjarë që kanë bërë zbulimin shokues, imazhi para syve të tyre ishte tronditës, burri ishte shtrirë përtokë, i pajetë.

19 Dhjetor 2022, 14:21 Nga d.a.
Vdes në mënyrë të mistershme 48-vjeçari shqiptar
Policia italiane

ITALI- Një 48-vjeçar shqiptar është gjendur i vdekur nga familjarët në apartamentin e tij në Rocca Priora, në provincën e Romës në Itali.

Sipas mediave vendase, trupi i burrit u gjet brenda shtëpisë, e vendosur në via Sassone, disa hapa nga qendra historike e qytetit provincial. Kanë qenë disa familjarë që kanë bërë zbulimin shokues, imazhi para syve të tyre ishte tronditës, burri ishte shtrirë përtokë, i pajetë.

Anëtarët e familjes kishini ardhur për ta vizituar 48-vjeçarin kur bënë zbulimin makabër ku në vend që të mund të bisedonin me personin dhe ndoshta ta përqafonin, ata e gjetën atë të shtrirë në tokë dhe të pajetë. Fatkeqësisht, atyre nuk u mbeti gjë tjetër veçse të thërrisnin në ndihmë dhe karabinierët, për të denoncuar vdekjen tragjike të familjarit të tyre.

Në vendngjarje kanë shkuar karabinierët dhe urgjenca 118, për mjekët e mbërritur brenda banesës nuk ka mbetur gjë tjetër veçse konstatimi i vdekjes së burrit. Për momentin, policia që po heton rastin nuk ka përjashtuar asnjë pistë për vdekjen e 48-vjeçarit me origjinë shqiptare. Ata as nuk duan të përjashtojnë pistën e lidhur me një vrasje, edhe nëse vetëm raporti ligjor dhe autopsia do të mund të konfirmojnë këtë eventualitet. Tani për tani pritet vizita e mjekut, i cili do të duhet të konstatojë mënyrën e vdekjes së burrit, e cila ndodhi rreth drekës së sotme.

gjendet i vdekur shqiptari ne itali policia italiane

Sondazh

Poll