Aktualitet

“Do të të djeg dhe ty si Menduhun”/ Marjeta Karaj kërcënoi një tjetër të dashur, ‘Faja’ u kthye në dëshmitarin kyç

Dyshja, fillimisht kanë pasur lidhje intime, por më pas janë konfliktuar për një çështje borxhi.

19 Dhjetor 2022, 14:16 Nga F.M
“Do të të djeg dhe ty si Menduhun”/ Marjeta Karaj
Marjeta Karaj (Keta)

TIRANË- Marjeta Karaj (Keta), ‘bamirësja’ që urdhëroi djegien e ish-të dashurit të saj Menduh Shaban Kurt Dedës për 1 milion lekë të reja borxh, ka kërcënuar edhe një tjetër partner. Mësohet se Faik Stojna, ish-i dashuri i Karajt, është kthyer në një dëshmitar kyç për dosjen kur ka denoncuar se ishte kërcënuar nga 56-vjeçarja. Dyshja, fillimisht kanë pasur lidhje intime, por më pas janë konfliktuar për një çështje borxhi.

Marjeta Karaj e ka kërcënuar Stojnën që njihej si ‘Faja’ me fjalët: Do të të djeg dhe ty si Menduhin!

Vrasja e Menduh Kurt-dedës, 61-vjeçarit që u vra pesë vite më pare u zbardh vetëm pak ditë më pare. Raportohet se proteza e dhëmbëve që mbante Kurt Deda dhe një pjesë e njërës këmbë që nuk ishte shkrumbuar tërësisht, kanë qenë provat e para që kanë çuar grupin hetimor drejt analizës së AND-së. Mostrat kanë dalë në përfundimin se bëhej fjalë për 61-vjeçarin që rezultonte i zhdukur.

Qëllimi i radhës ishte zbulimi i autorëve dhe kjo është bërë përmes një zinxhiri qeni, i njëjti me të cilin ishte lidhur 61-vjeçari para se të digjej, por që i shpalluri në kërkim Besmir Karaj, e kishte përdorur për qenin e tij për pesë vitet në vijim.

Marrja në pyetje e rrethit të tij të ngushtë nxorrën në dritë borxhin që Kurt Deda i kishte Marjeta Karajt, të cilën e kishte dhe të dashur. Ai i detyrohej 56-vjeçares 1 milionë lekë të reja, por prej muajsh nuk ia kthente. Ky borxh ka bërë që Karaj të jepte urdhrin dhe ta ‘eliminonte’ Kurt-dedën, me të cilin ishte edhe ortak në shoqërinë e bamirësisë që kishte hapur.

Djali i saj, Besmir Karaj dhe shoku i tij, Gazmir Ngota e çuan në Kodër Shipalë, e dhunaun dhe më pas e dogjën të gjallë. Veprimet, sipas dëshmisë së Ngotës, i ka kryer 34-vjeçari. Tashmë pas hekurave ndodhet Ngota dhe Marjeta Karaj, ndërsa djali i saj, Besmir Karaj është shpallur në kërkim. Ai dyshohet se ndodhet në Itali.

marjeta karaj menduh kurt-deda faik stojna

Sondazh

Poll