Politike

Debat në Komisionin e Ekonomisë/ Lame: Nuk e dekorojmë ne Qemalin, por nderohemi nga ai. Leskaj: Nuk do bësh filozofi ti këtu

Lame në fjalën e tij theksoi se dekorimi pas vdekjes ndodh vetëm në Shqipëri dhe me asnjë vend në botë.

19 Dhjetor 2022, 14:14 Nga I.A
Debat në Komisionin e Ekonomisë/ Lame: Nuk e dekorojmë ne
Artan Lame

TIRANË- Një debat ka ndodhur në Komisionin e Ekonomisë ditën e sotme mes deputetit Bujar Leskajt dhe kreut të Kadastrës Artan Lame. Teksa po diskutohej mbi dekoratat dhe medaljet, Leskaj ka kërkuar që të dekorohen figurat e shquara në vend dhe jo rekortorët e Universiteteve. Lame në fjalën e tij theksoi se dekorimi pas vdekjes ndodh vetëm në Shqipëri dhe me asnjë vend në botë.

Pjesë nga diskutimi:

Lame: Edhe sot jepen dekorate. Buxheti i Presidencës dhe Kryeministrisë ka një fond të caktuar për dekoratat. Nëse ky fond nuk harxhohet, do të kalohet të fondi i ri. Një gjë super thelbësore, dekorimi pas vdekjes është një gjë që ekziston vetëm në Shqipëri.

Leskaj: Jo, Jo

Lame: Të lutëm në lërë ta mbaroj, më lërë ta mbaroj.

Leskaj: Jo,jo, ti nuk do bësh filozofi këtu.

Lame: Do më lësh ta mbaroj.

Shalsi: Lame mbylle këtu.

Lame: Jo, jo do e mbarojë. Urdhëri është një bashkësi njerëzish dhe të vdekurit nuk mund të jenë në një bashkësi njerëzish. Dhe e dyta është absurde që ne të dekorojmë Ismail Qemalin. Ne nderohemi nga Ismail Qemali. Nuk mund të dekorohet një person që ka vdekur para 90 vitesh, me një dekoratë të krijuar në vitet 2000.

artan lame komisioni i ekonomise

Sondazh

Poll