Politike

'Kam frikë se do trembemi nga shifrat që janë lënë rrugës'/ 'Ekonomia', Shehu: Ministritë kanë marrë detyra që nuk i takojnë

Diskutime në Komision për projektligjin “Për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të huas në Republikën e Shqipërisë”

19 Dhjetor 2022, 13:57 Nga A.B
'Kam frikë se do trembemi nga shifrat që janë lënë
Dashamir Shehu

TIRANË- Deputeti Dashamir Shehu deklaroi ditën e sotme në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave se ministritë shqiptare po marrin përsipër detyra që nuk i takojnë. Gjatë komisionit për ekonominë dhe financat, aty ku u diskutua projektligji 'Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.9665, datë 18.12.2006, “Për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të huas në Republikën e Shqipërisë”, Shehu kërkoi që ligji i sotëm që u diskutua duhet të jetë i lidhur së bashku me ATK-në, Agjencinë e Trajtimit të Kredive.

Dashamir Shehu: Këtë ligj bashkë me ligjin për ATK duhet ta kishim bashkë. Deri kur shtrihet kompetenca e ATK-së, ku priten këto bashkësi? Se do vijmë prapë këtu. ATK që është sot nuk bën asgjë tjetër, bëhen dhe miq me përmbaruesit. Kemi dëgjuar lloj lloj përrallash, mbledhin borxhet e shtetit në shtet. Duhet të dimë se cilat do të jenë kompetencat që i jepen. Ka periudha që borxhi shihet e ndiqet, shikohet ku është risku, bëhet borxh i keq. Ku është ATK në këtë sipërmarrje. Ne duhet ta dimë se ku mbivendosen këto me njëra tjetrën. Unë mendoj se ministritë e Shqipërisë kanë marrë detyra ekzekutive që nuk i takojnë në një shtet modern, i takojnë institucioneve. Ministritë tona merret direkte me fondet, përcakton skemat. Ministria të bëjë supervizionin mbi ketë, dhe politikat. Kam frikë se po e hiqni këtë punë, po ia varni. O e fillojmë një histori të re me insitucionet që duhen o e lemë. Kam frikë se do trembemi nga shifrat që janë lënë rrugës, do sygjeroja për këtë punë...

komisioni për ekonominë dhe financat dashamir shehu

Sondazh

Poll