Aktualitet

Kërcënoi me kosë fqinjin e tij, vihet nën hetim qytetari nga Berati

Uniformat blu raportojnë se kanë nisur hetimet për shtetasin H. H., banues në Berat, dhe po procedohet në gjendje të lirë.

19 Dhjetor 2022, 13:39 Nga l.S
Kërcënoi me kosë fqinjin e tij, vihet nën hetim qytetari nga
Policia

BERAT- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Berat ku një burrë ka kërcënuar me kosë fqinjin e tij pas një sherri për motive të dobëta. Uniformat blu raportojnë se kanë nisur hetimet për shtetasin H. H., banues në Berat, dhe po procedohet në gjendje të lirë.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Berat u referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin H. H., banues në Berat, pasi për motive të dobëta ka kanosur me mjet të mprehtë (kosë), fqinjin e tij.

berat policia e beratit

Sondazh

Poll