19 Dhjetor 2022, 12:44
Nga F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha u ka bërë thirrje deputetëve që ta rrëzojnë projektligjin për amnistinë fiskale. Në një deklaratë për mediat, Berisha thotë se ky ligj është bërë për llogari të një klani mafioz dhe krimi të organizuar. Berisha shton se ky ligj sfidon çdo shqiptar dhe mbarë komunitetin ndërkombëtar për projektligjin e amnistisë fiskale që sipas tij, u jep një mbështetje të fuqishme organizatave kriminale shqiptare, jo vetëm në Shqipëri, por në mbarë botën.
Kreu i Partisë Demokratike thotë se ky ligj është një proces gjigand dhe i paparë ndonjëherë, i larjes së parave të krimit dhe kërkon të rrënojë të gjitha efektet e garës së hapur e të ndershme, kërkon të godasë ata të cilët kanë ndërtuar bizneset, jo mbi krimin, drogën, vrasjen, trafiqet, por mbi mendjen, djersën, ndershëmrinë dhe integritetin e tyre.
Deklarata e Berishës:
Edi Rama, u servir shqiptarëve çdo ditë në qendrim e vendime dhe projektligje e ligje, interesat e krimit, të mafies dhe të klanit të tij personal, duke bërë avokatinë e këtyre interesave, Edi Rama vret çdo ditë shpresën e shqiptarëve, errëson dritën në të ardhmen e tyre. Në kundërshtim flagrant, me interesa të çdo qytetari shqiptar, dhe përllogari të klanit të tij mafioz dhe krimit të organizuar shqiptar, ai sfidon çdo shqiptar dhe mbarë komunitetin ndërkombëtar me projektin e amnistisë fiskale, ç’ka do të thotë një mbështetje e fuqishme e organizatave kriminale shqiptare, jo vetëm në Shqipëri, por në mbarë botën. Çfarë do të thotë, një proces gjigand dhe i paparë ndonjëherë, i larjes së parave të krimit, me procedura ligjore nga Shqipëria, që do të thotë, fuqizim i madh i organizatave kriminale dhe mafies shqiptare, në rajon, në Europë dhe në Botë. Kjo do të thotë injorim tërësor i çdo forme të lirë konkurrence, një goditje fatale për biznesin e ndershëm shqiptar.
Me këtë rast, dënoj me forcën më të madhe, këtë projekt ku i cili Edi Rama për interesa të klanit të tij mafioz dhe të organizatave kriminale shqiptare, kërkon të kriminalizojë ekonominë shqiptare, kërkon të rrënojë të gjitha efektet e garës së hapur dhe të ndershme, kërkon të godasë ata të cilët kanë ndërtuar bizneset, jo mbi krimin, drogën, vrasjen, trafiqet, por mbi mendjen, djersën, ndershëmrinë dhe integritetin e tyre. Ky insistim i tij është një ndëshkim i vërtetë për mbarë shqiptarët, është një goditje e rëndë për perespektivën europiane, për të ardhmen europiane të shqiptarëve. Çdo deputet që merr përsipër të votojë një akt të tillë kriminal, direkt apo indirekt bëhet anëtar i një organizate kriminale që Europa nuk e ka parë ndonjëherë. Ndaj dhe thirrja ime është: për çdo parlamentar, të hedhë poshtë me përçmim dhe neveri, si tepër të rrezikshëm për sigurinë e vendit, për të ardhmen e Shqipërisë, projektin famëzi të amnistisë fiskale të Edi Ramës dhe klanit të tij mafioz.
Reagimi i Berishës vjen vetëm një ditë pasi kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me Diasporën me të cilët foli për Amnistinë Fiskale. Për më shumë se 40 minuta, kryeministri Rama ka bërë me dije se nuk ka nevojë as për mbështetjen e ndërkombëtarëve që të kalojë ligjin për amnistinë fiskale për emigrantët. Ai tha se është i vendosur që planin e tij për amnistinë fiskale do ta çojë deri në fund për t'u ardhur në ndihmë emigrantëve.
Çfarë parashikonte projekti i qeverisë?
Projekti i qeverisë parashikon që përkundrejt një tatimi nga 5 deri në 10% të pasurisë së vënë përmes kontrabandës apo evazionit fiskal, shtetasit shqiptarë apo të huajt me rezidencë fiskale në Shqipëri do të kenë mundësinë të deklarojnë deri në 2 milionë euro për familje dhe t’i shpëtojnë përgjithmonë përgjegjësisë penale apo administrative për krimet e kryera, përfshirë evazionin fiskal, mashtrimin me TVSH-në apo kontrabandën me mallrat e akcizës. Ky projekt ka hasur në kundërshtinë e ndërkombëtarëve.
sali berisha amnistia fiskale edi rama
Politike
19 Dhjetor 2022, 12:41
I.A
Niko Peleshi, Dritan Abazoviç dhe Edi Rama
TIRANË- Ministri i Mbrojtes Niko Peleshi ka refuzuar të komentojë shkrimin e ...
Politike
19 Dhjetor 2022, 12:29
I.A
TIRANË- Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka deklaruar se do të marrin 30 milion euro kredi për financimin e mbrojtjes së sistemit ci...
Politike
19 Dhjetor 2022, 12:12
f.g
Evis Kushi
TIRANE- Ministrja e Arsimit, Evis Kushi deklaroi se qeveria ka marrë vendim që tekstet falas për nxënësit e klasave fil...
Politike
19 Dhjetor 2022, 12:02
F.M
Komisioni i Sigurisë
TIRANË- Mbledhja në Komisionin e Sigurisë Kombëtare po shoqërohet me debate të forta. Deputeti i Pa...
Politike
19 Dhjetor 2022, 11:46
f.g
Grupi i Sami Frasherit
TIRANE- Do të duhet të udhëhiqnin me shembull por rastet lënë për të dëshiruar. Nj&eum...
Politike
19 Dhjetor 2022, 11:31
a.l
Floriana Garo
TIRANË- Partia Demokratike ka denoncuar Bashkinë e Vaut të Dejës. Në një deklaratë për mediat, zë...
Politike
19 Dhjetor 2022, 10:53
e.t;f.g
Presidenti Macron, Bajram Begaj dhe Kolinda Kitarovic
KATAR - Kur askush nuk e di se ku ndodhet, na duhet të falenderojmë ish-presidenten kroate ...
Politike
19 Dhjetor 2022, 10:52
a.l
Ilir Meta
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për shembjet e blollkut të pallatave të 'Myslym Ket...
Politike
19 Dhjetor 2022, 10:13
a.l
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar për shembjen e bllokut të pallateve te 'Myslym Keta'. ...
Politike
19 Dhjetor 2022, 09:59
F.M
Ferdinant Xhaferraj
TIRANË- Debate të forta tek Komisioni i Sigurisë. Kryetari i Komisionit ka prezantuar ndryshimet në ligjin për...