Politike

“Rama e Abazoviç thyen embargo e BE-së”, Peleshi s’komenton skandalin e medias malazeze: Nuk kam informacion, ka lloj lloj portalesh që shkruajnë

I pyetur nga gazetarët në lidhje me këtë skandal të publikuar në mediat malazeze, ai theksoi se nuk është i njohur me këtë media si dhe as me shkrimin në e publikuar tre ditë më parë.   

19 Dhjetor 2022, 12:41 Nga I.A
 
“Rama e Abazoviç thyen embargo e BE-së”, Peleshi
Niko Peleshi, Dritan Abazoviç dhe Edi Rama

TIRANË- Ministri i Mbrojtes Niko Peleshi ka refuzuar të komentojë shkrimin e të përditshmes malazeze 'Pobjeda' në lidhje me thyerjen e embargos së Bashkimit Evropian nga kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij malazez Dritan Abazoviç, në lidhje me transportet ruse. I pyetur nga gazetarët në lidhje me këtë skandal të publikuar në mediat malazeze ku thuhet se Shqipëria dhe Mali i Zi thyen embargon ndaj Rusisë, duke lejuar tregtinë e grurit dhe të plehrave kimikë mes Serbisë dhe Rusisë, përmes Portit të Durrësit, Peleshi theksoi se nuk është i njohur me këtë media si dhe as me shkrimin në e publikuar tre ditë më parë.   

Pyetje: Shkrimi në mediat malazeze për thyerjen e embargos?

Peleshi: Nuk e kam këtë informacion nga mediat malazeze, nuk jam njohur me këtë lajm. Nuk e di sa qendron, së pari sa e vërtetë është që një media serioze, se mund të ketë lloj lloj portalesh që shkruajnë e unë nuk jam këtu për t’i dhënë përgjigje cdo lloj portali por nuk e kam këtë informacion.

Çfarë shkruan Pobjeda?

Një skandal i publikuar 3 ditë më parë në gazetën malazeze 'Pobjeda' ka lidhur kryeministrin Edi Rama dhe homologun e tij malazez Dritan Abazoviç me thyerjen e embargos së BE-së. Në shkrim thuhet se Rama dhe Abazoviç kanë thyer embargon e SHBA dhe BE, duke lejuar tregtinë e grurit dhe të plehrave kimikë mes Serbisë dhe Rusisë me anë të Portit të Durrësit.

Sipas medias mijëra kamionë janë ngarkuar me pleh kimik nga anijet që erdhën nga Rusia në Portin e Durrësit kaluan në Malin e Zi përmes pikës kufitare të Hanit të Hotit dhe më pas u futën në Serbi pranë Dobrakovit. Ndërsa në kthim kamionët kanë kthyer të njejtin itinerar por në vend të plehut kimik, janë ngarkuar me drithë.

niko peleshi thyerja e embargos se be nga shqiperia

Sondazh

Poll