Politike

Peleshi: Do marrim kredi 30 mln për mbrojtjen e sistemit civil, do marrin dhe 2 mjete ajrore

Ai theksoi se nga kredia prej 30 milionë eurosh do të financohen qendrat e mbrojtjes civile, sallat operacionale në të gjithë territorin, baza logjistike, blerja e mjeteve zjarrfikëse dhe dy mjete ajrore, për të cilat Peleshi nuk e tha vlerën.

19 Dhjetor 2022, 12:29 Nga I.A

Peleshi: Do marrim kredi 30 mln për mbrojtjen e sistemit civil, do marrin

TIRANË- Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka deklaruar se do të marrin 30 milion euro kredi për financimin e mbrojtjes së sistemit civil. Gjatë fjalës së tij, Peleshi theksoi se me këto 30 milion euro do të blihen mjete tokësore për zjarrfikësit si edhe 2 mjete ajrore. Ai theksoi se nga kredia prej 30 milionë eurosh do të financohen qendrat e mbrojtjes civile, sallat operacionale në të gjithë territorin, baza logjistike, blerja e mjeteve zjarrfikëse dhe dy mjete ajrore, për të cilat Peleshi nuk e tha vlerën.

“Parashikon sistemin e mbrojtjes civile dhe është i shtrirë në të gjithë territorin dhe të gjitha nivelet e institucionet. Sistemi merr financim e mbështetje nga kjo kredi prej 30 mln euro. Do të ndërtohet një qendër e mbrojtjes civile në Tiranë dhe më pas në të gjitha prefekturat e vendit. Sallat operacionale të pajisura me kompjutera dhe të lidhura në rrjet. Pranë këtyre 4 qendrave do të ndërtohen dhe struktura për kërkim-shpëtimin, për zjarr, përmbytje, tërmet e orteqe. Parashikohet blerja e automjeteve zjarrfikës dhe logjistika për përmbytje, aksidentet rrugore dhe kërkim-shpëtim. Pjesë e kredisë është parashikuar edhe blerja e dy mjeteve ajrore sidomos për zjarret, për periudhën e vështirë të verës. Kamp trajnimi për zjarrfikësit, forcat emergjente dhe forcat e armatosura dhe me laboratorë simulimi. Me këtë financim, kompletojmë të gjithë sistemin e mbrojtjes civile në vendin tonë. Nuk them vlerën për mjetet ajrore, por brenda kësaj kredie mund të akomodojnë këto mjete," tha Peleshi.

niko peleshi

Sondazh

Poll