19 Dhjetor 2022, 12:12
Nga f.g
Evis Kushi
TIRANE- Ministrja e Arsimit, Evis Kushi deklaroi se qeveria ka marrë vendim që tekstet falas për nxënësit e klasave fillore nuk do të rikthehen në fund të vitit. Kushi tha se mosha e tyre e vështirëson mirëmbajtjen. “Qëllimi është të lehtësojmë barrën financiare të familjeve dhe e kemi specifikuar që janë tekste shkollore në përdorim falas. Nxënësit pas ii përdorin 1 vit, duhet t’i dorëzojnë që t’i marrë viti tjetër. Këto do të zgjasin për 3 vite. Nëse nuk përdoren, mund të zëvendësohen edhe pas vitit të parë apo të dytë. Për nxënësit nga klasa e 1 në të 3, nxënësve t’u jepen tekstet falas cdo vit. Vendosëm kështu sepse për nxënësit e klasave fillore janë shumë të vegjël për t’i ruajtur por edhe se ka tekste e shënime që është e vështirë për t’u fshirë. Arsyeja pse kemi vendosur që për klasat e tjera të jenë në përdorim falas e të trashëgohen nga një brez në tjetrin është që të mësojnë ta mirëmbajnë e ta përdorin nga një brez në tjetrin”, tha Kushi."-tha ministrja.
Kushi prezantoi edhe vendimin e dytë që përfshin një buxhet shtesë për të shpërblyer sportistët elitarë bashkë me trajnerët e tyre.
"Vendimi i dytë lidhet me sportin. Kemi kërkuar buxhet shtesë për shpërblimin e sportistëve elitarë. Këtë vit, sportistët tanë elitarë kanë patur rezultate të shkëlqyera. Na kanë bërë krenarë në kampionate evropiane dhe botërore. Këto rezultate i kanë tejkaluar pritshmëritë tona. Janë të specifikuar emrat bashkë me trajnerët e tyre.",-mbylli ajo fjalën e saj.
Deklarata u bë sot përpara Kryeministrisë në komunikimin e përjavshëm të ministrave të kabinetit që prezantojnë para publikut vendimet e marra./Dosja.al
evis kushi tekstet per filloren
Politike
19 Dhjetor 2022, 12:02
F.M
Komisioni i Sigurisë
TIRANË- Mbledhja në Komisionin e Sigurisë Kombëtare po shoqërohet me debate të forta. Deputeti i Pa...
Politike
19 Dhjetor 2022, 11:46
f.g
Grupi i Sami Frasherit
TIRANE- Do të duhet të udhëhiqnin me shembull por rastet lënë për të dëshiruar. Nj&eum...
Politike
19 Dhjetor 2022, 11:31
a.l
Floriana Garo
TIRANË- Partia Demokratike ka denoncuar Bashkinë e Vaut të Dejës. Në një deklaratë për mediat, zë...
Politike
19 Dhjetor 2022, 10:53
e.t;f.g
Presidenti Macron, Bajram Begaj dhe Kolinda Kitarovic
KATAR - Kur askush nuk e di se ku ndodhet, na duhet të falenderojmë ish-presidenten kroate ...
Politike
19 Dhjetor 2022, 10:52
a.l
Ilir Meta
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për shembjet e blollkut të pallatave të 'Myslym Ket...
Politike
19 Dhjetor 2022, 10:13
a.l
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar për shembjen e bllokut të pallateve te 'Myslym Keta'. ...
Politike
19 Dhjetor 2022, 09:59
F.M
Ferdinant Xhaferraj
TIRANË- Debate të forta tek Komisioni i Sigurisë. Kryetari i Komisionit ka prezantuar ndryshimet në ligjin për...
Politike
19 Dhjetor 2022, 09:43
F.M
Ervin Salianji
TIRANË- Seanca ndaj deputetit të Partisë Demokratike Ervin Salianji, është shtyrë sërish. Seanca ishte pa...
Politike
19 Dhjetor 2022, 08:58
f.g
Fotot nga festa
TIRANE- Disa fotografi të shpërndara në rrjetet sociale nga Jerina Lalaj, e njohur si konsulente marketingu tregojnë mi...
Politike
19 Dhjetor 2022, 08:30
F.M
Belind Këlliçi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, njëkohësisht kandidati i PD-së për Bashkinë Tiran&eu...