Politike

“E tërhoqët në 2018 se ishim prag zgjedhjesh”/ Debate për ligjin e policisë bashkiake, PD: Dosjet tregojnë që janë turpi i këtij shteti!

Madje ky i fundit tha se i njëjti projektligj është paraqitur dhe në vitin 2018, por është tërhequr me argumentin se ishin prag fushate zgjedhore, ndërkohë që edhe sot, është e njëjta periudhë.

19 Dhjetor 2022, 12:02 Nga F.M
“E tërhoqët në 2018 se ishim prag zgjedhjesh”/ Debate
Komisioni i Sigurisë

TIRANË- Mbledhja në Komisionin e Sigurisë Kombëtare po shoqërohet me debate të forta. Deputeti i Partisë Demokratike kërkon që në ligjin për Policinë bashkiake të shtohet pika që ndalon efektivët të përfshihen në fushatë. Zëvendësministrja Romina Kuko tha se kjo gjë nuk do të jetë e mundur pai është e rregulluar më herët me statusin e nëpunësit civil. Xhaferrja dhe deputeti tjetër i PD-së, Lefter Gështenja këmbëngulën. Madje ky i fundit tha se i njëjti projektligj është paraqitur dhe në vitin 2018, por është tërhequr me argumentin se ishin prag fushate zgjedhore, ndërkohë që edhe sot, është e njëjta periudhë.

Pjesë nga debatet:

Ferdinant Xhaferraj: Paranoja që kemi në kokën tonë, nuk është e rastësishme. Po të kthejmë kokën mbrapa kemi dosjen 183 dhe 339 që tregojnë policë që për turpin e këtij shtetit, futen dhunshëm në fushatë. Doni të flisni për patronazhistët? Unë nuk pranoja që në këtë vend të ketë patronazhistë me uniformë. Po kërkoni të vendosi drejtues të policisë vetëm me intervistë, është një turp i këtij vendi. Jemi vetëm 5 muaj para zgjedhjeve dhe kjo gjë e bën të dyshimte

Nasip Naço: Faleminderit, zonja Kuko

Romina Kuko: Kyetar, nëse më lejoni, dua të kthehem tek pjesa e kompetencave. Janë hjesht një përmbledhje e të gjitha kompetencave të parashikuar. Përkojnë me ligjin e policisë bashkiake, nuk kemi shtuar dhe as hequr asgjë. Lidhur me pjesën e numrit, ne jemi ende në mangësi. Aktualisht…

Ferdinant Xhaferraj: Nuk ka mangësira jo…

Romina Kuko: Ne mendojmë që Kushtetuta e ka thënë që vetëm Forcave të Armatosura u ndalohet që të kenë aktivitet. Ata kanë të drejtën e tyre të…janë me status civil kështu që nuk ua ndalojmë ne.

Pranvera Resulaj: Dua të them diçka në lidhje me kompetencat. E kuptoj shqetësimin e zotit Xhaferraj. Do të bëjë një paralele

Ferdinant Xhaferraj: S’ka nevojë për paralele fare.

Pranvera Resulaj: Me statusin e nëpunësit civil…ju dëgjova me respekt ju lutem. Ligji për nëpunësin civil e ka rregulluar në një mënbyrë shumë të drejtë mënyrën se si një punonjës përfaqësohet në fushatë. Kemi një administratë të distancuar nga politika

Ferdinant Xhaferraj: Po, po, shumë, e kuptuam.

Lefter Gështenja: Është e habitshme që kjo maxhorancë…e diskutova dhe në seancën e kaluar, nuk e di përse na vjen sot, kur kjo është iniciiuar që në vitin 2018. Përgjigjia ishte që në atë kohë ishim para fushatës elektorale. Jemi në të njëjtën kohë. Ne po kërkojmë vetëm që të shtohet një pikë, si garanci për këtë projektligj. Mjafton që fakt për të rrëzuar gjithë tymnajën tuaj, sot administrate e ka të ndaluar të përfshihet në politikë, por duke filluar nga ministrat e drejtorët, përfshihen. Mjafton tu shohësh profilet në rrjetet sociale. Ju thoni s’ka problem. Mjafton thotë kjo t’i lëmë kështu dhe jemi në rregull. Kjo është një masë parandaluese. Kështu që nëse vërtetë e keni seriozisht do të doja të shtohej kjo pikë. Ju shërben juve dhe ne.

komisioni i sigurise lefter geshtetnja ferdinant xhaferraj romina kuko

Sondazh

Poll