Aktualitet

Sherr mes kunetërve në Nikël, njëri prej tyre sulmon me gurë xhamin e makinës të tjetrit

Policia bën me dije se, i riu ka qëlluar me gur, xhamin e automjetit të kunatit të tij, duke e lënë atë të plagosur.

19 Dhjetor 2022, 11:52 Nga I.A
Sherr mes kunetërve në Nikël, njëri prej tyre sulmon me
foto ilustruese

KRUJË- Policia e Krujës kanë shpallur në kërkim një 33- vjeçar të identifikuar me iniciale A.D. i cili dyshohet se tre ditë më parë është konfliktuar me kunatin e tij. Policia bën me dije se, i riu ka qëlluar me gur, xhamin e automjetit të kunatit të tij, duke e lënë atë të plagosur.

NJOFTIMI I PLOTË: 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasit A. D., 33 vjeç, banues në Nikël, pasi dyshohet se më datë 16.12.2022, ka qëlluar me gur, xhamin e automjetit të një shtetasi (vëllai i ish-bashkëshortes së tij), duke i shkaktuar këtij të fundit, dëmtime trupore.

Nuk dihet ende motivi i konfliktit. Pritet që detajet e sherrit të zbardhen pas arrestimit të 33- vjeçarit, i cili do të përballet me akuzën për këtë vepër penale./Dosja.al

sherr ne kruje

Sondazh

Poll