Politike

FOTOT mbi bar me taka?! Zbulohet si "hynë" brenda stadiumit "Samistat", pjesë e grupit edhe vetë drejtori

Dosja raportoi më herët një rast unik që mund të ndodhë vetëm në Shqipëri, ku shihet sesi dy ministret Manastirliu e Margariti që duhet të jenë shembull për zbatimin e ligjit, festojnë me taka mbi barin e fushës së "Air Albania"...

19 Dhjetor 2022, 11:46 Nga f.g
FOTOT mbi bar me taka?! Zbulohet si "hynë" brenda stadiumit
Grupi i Sami Frasherit

TIRANE-  Do të duhet të udhëhiqnin me shembull por rastet lënë për të dëshiruar. Një ngjarje e shëmtuar u raportua paraditen e sotme në "Dosja" ku shihet sesi dy ministret Ogerta Manastirliu dhe Elva Margariti bashkë me deputeten Jorida Tabaku dhe disa emra të tjerë të njohur në publik, festuan një ditë më parë mbi tapetin e blertë të fushës së stadiumit "Air Albania" në shkelje të pastër të rregullave të sigurisë. Edhe pse bari i blertë nuk duhet shkelur e aq më pak me taka, kësaj here, e gjithë administrata teknike që do të duhet të përgjigjej për sigurinë e fushës për të cilën paguhet edhe mirëmbajtje, ka mbyllur sytë...

Epo, nuk duhen fajësuar. Kush do të guxonte të shkonte t'ju ndalonte hyrjen në fushë apo dhe t'ju fikte ndriçimin nëse mes tyre do të ishte edhe drejtori i vetë stadiumit. Kejdi Tomorri, personi përgjegjës për menaxhimin e stadiumit 'Air Albania' është pjesë e grupit të Samistave që duket se janë zgjeruar me rrethin e tyre të influencës në të gjitha degët e administratës. Ai vetë ka publikuar një foto nga reunioni me miqtë e tij ku shkruan "24 vjet më pas... akoma në gjimnaz".

FOTOT mbi bar me taka?! Zbulohet si "hynë" brenda stadiumit

/Dosja.al

 

jerina ogerta manastirliu

Sondazh

Poll