Aktualitet

Ishte SHËNJESTRA! Ky është Kreshnik Çerçizaj, një nga shqiptarët e vrarë në Athinë

41-vjeçari nga Vlora mësohet të ketë qenë personi që autori ka dashur ta eliminojë, por si pasojë e të shtënave, vdiq edhe 44-vjeçari nga Berati. 

19 Dhjetor 2022, 11:40 Nga F.M
Ishte SHËNJESTRA! Ky është Kreshnik Çerçizaj,
Kreshnik Çerçizaj

GREQI- Personi që po shikoni në foto është Kreshnik Çerçizaj, shënjestra e atentatit të ndodhur një natë më parë në Athinë, ku mbeti i vrarë bashkë me mikun e tij, Armando Ogranaja. 41-vjeçari nga Vlora mësohet të ketë qenë personi që autori ka dashur ta eliminojë, por si pasojë e të shtënave, vdiq edhe 44-vjeçari nga Berati. 

Masakra ndodhi një natë më parë në Athinë. Një person i veshur me të zeza dhe me maskë kirurgjikale u fut dhe hapi zjarr në një restorant të mbushur me klientë. Ai u afrua pranë tavolinës ku ndodheshin dy shqiptarë dhe i qëlloi me breshëri plumbash. Më pas u largua me vrap. Çerçizaj ndërroi jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa Ogranaja në spital. Nga të shtënat mbeti e plagosur dhe një 31-vjeçare greke.

kreshnik cercizaj vriten shqiptaret ne athine

Sondazh

Poll