Aktualitet

Shtyhet sërish seanca për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, mbrojtja kërkon ndarjen e gjykimit të Paplekajt nga policët

Shkak për shtyrjen është bërë koha që trupi gjukues ka marrë për të shqyrtuar kërkesat e avokatëve.

19 Dhjetor 2022, 11:30 Nga f.g
Shtyhet sërish seanca për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, mbrojtja
Arber Paplekaj ne gjykate

ELBASAN- Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka shtyrë sërish seancën për dhënien e vendimit për Arbër Paplekajn, i akuzuari për vrasjen e Pjerin Xhuvanit më 21 prill 2021, ngjarje e ndodhur në këtë qytet. Shkak për shtyrjen është bërë koha që trupi gjukues ka marrë për të shqyrtuar kërkesat e avokatëve. Gjykata pritet të shqyrtojë edhe kërkesën e avokatëve të Paplekajt për të ndarë çështjen e Paplekajt nga ajo e policëve të marrë si të pandehur. 

Si ndodhi vrasja e Pjerin Xhuvanit 4 ditë para zgjedhjeve të 25 prillit?

Më 21 prill 2021, 4 ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, në Elbasan u vra Pjerin Xhuvani, përkrahës i Partisë Socialiste. Paplekaj ishte pjesë e një "SMV", strukture për Mbrojtjen e Votës e ngritur në Elbasan nga PD. Pas një sherri verbal pasi SMV dyshonte se Xhuvani ishte pjesë e një grupi që blinin vota, ndodhi vrasja ku mbeti i pajetë Xhuvani dhe u plagosën 4 persona të tjerë. 

Të plagosurit ishin Paulo Vuksani, Emiljano Prenga, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota. Nga dita e arrestimit deri më sot në pranga është ish-oficeri i RENEA-s, Arbër Paplekaj i cili akuzohet se qëlloi për vdekje Xhuvanin dhe dhëndrin e tij, Eltjon Bodinakun. Nuk dihet ende kush qëlloi ndaj Emiljano Prengës dhe Paulo Vuksanit, të dy ish-policë. Paplekaj, një ish efektiv i RENEA u vetëdorëzua dhe pranoi krimin duke thënë se e kishte bërë goditjen pasi ishte qëlluar më parë me armë zjarri. /Dosja.al

arber paplekaj vrasja e pjerin xhuvanit

Sondazh

Poll