Aktualitet

Publikohet FOTOJA/ Ky është Armando Ogranaja, një nga shqiptarët që u vra në Athinë

Ogranaja nuk ka qenë shënjestra e atentatit dhe se qëllimi i autorit ishte të 'eliminonte' 41-vjeçarin Kreshnik Çerçizaj, nga Vlora. 

19 Dhjetor 2022, 11:25 Nga F.M
Publikohet FOTOJA/ Ky është Armando Ogranaja, një nga
Armando Ogranaja

GREQI- Personi që po shikoni në foto është Armando Ogranaja, 44-vjeçari shqiptar, me origjinë nga Berati, i cili mbeti i vrarë një natë më parë në Athinë. Mësohet se Ogranaja nuk ka qenë shënjestra e atentatit dhe se qëllimi i autorit ishte të 'eliminonte' 41-vjeçarin Kreshnik Çerçizaj, nga Vlora. 

Masakra ndodhi një natë më parë në Athinë. Një person i veshur me të zeza dhe me maskë kirurgjikale u fut dhe hapi zjarr në një restorant të mbushur me klientë. Ai u afrua pranë tavolinës ku ndodheshin dy shqiptarë dhe i qëlloi me breshëri plumbash. Më pas u largua me vrap. Çerçizaj ndërroi jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa Ogranaja në spital.

Nga të shtënat mbeti e plagosur dhe një 31-vjeçare greke.

armando ogranaja vriten shqiptaret ne athine

Sondazh

Poll