Politike

PSE E FSHEHU?! Bajram Begaj "dekonspirohet" nga ish-presidentja kroate, takon Macron në Katar

Nuk është njoftuar gjë zyrtarisht apo në llogaritë e tij në rrjetet sociale nuk shihet askund, megjithatë, befas Presidenti Begaj shihet përkrah ish-presidentes kroate Kolinda Grabar Kitaroviç.

19 Dhjetor 2022, 10:53 Nga e.t;f.g
PSE E FSHEHU?! Bajram Begaj "dekonspirohet" nga ish-presidentja
Presidenti Macron, Bajram Begaj dhe Kolinda Kitarovic

KATAR - Kur askush nuk e di se ku ndodhet, na duhet të falenderojmë ish-presidenten kroate Kolinda Grabar Kitaroviç. Kanë qenë të pafund të ftuarit e Botërorit të Katarit, ku u zhvillua Kampionati i Kupës së Botës. Mes sportistëve, ish-sportistëve, njerëzve më me influencë në botë dhe mes tyre shfaqet edhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj.

Nuk është njoftuar gjë zyrtarisht apo në llogaritë e tij në rrjetet sociale nuk shihet askund, megjithatë, befas Presidenti Begaj shihet përkrah ish-presidentes kroate Kolinda Grabar Kitaroviç. Reagimet e fundme të kreut të shtetit, numri një i republikës na njoftojnë për urimet e tij për Kosovën me rastin e aplikimit për të hyrë në Bashkimin Evropian apo urimin për ditëlindjen e aktores Tinka Kurti. 

Mesa duket, në Katar presidenti ka patur shumë kohë të lirë...

Por le të kthehemi te ndeshja. Në pamjet e ndara nga Kitaroviç, shohim se gjatë një takimi kortezie me presidentin Francez Emanuel Macron shfaqet në foto Presidenti i Republikës së Shqipërisë Begaj që qëndron pas tyre. Ndërkohë që nuk dihet se kush e ka ftuar dhe se si ndodhi që ai të ishte në një ceremoni të tillë sportive të këtij niveli, ndryshe nga ftesat që u bën publike për shumë personazhe të tjerë të politikë.

Postimi i Kitaroviç:

Por pse e mbajti të fshehtë Begaj udhëtimin në Katar? Çfarë diskutoi me Macron? /Dosja.al

barjam begaj barjam begaj ne katar kolinda kitarovi

Sondazh

Poll