Politike

'Banda e Veliajt po vazhdon plaçkitjen'/ Shembja e pallatit te 'Myslym Keta', Meta: 14 maji, dita e ndëshkimit të këtyre agresorëve

Meta shkruan se ky vendim është një agresion i përsëritur në paligjshmërinë e plotë ndaj qytetarëve, teksa shton se ky rast është i përsëritur si ai i Teatrit Kombëtar, Astirit, Abregu i Lumit dhe 5 Maji.

19 Dhjetor 2022, 10:52 Nga a.l
'Banda e Veliajt po vazhdon plaçkitjen'/ Shembja e pallatit te
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për shembjet e blollkut të pallatave të 'Myslym Keta' që nisën mëngjesin e sotëm me ndërhyrjen e IKMT-së. Përmes një postimi në rrjete sociale, Meta shkruan se ky vendim është një agresion i përsëritur në paligjshmërinë e plotë ndaj qytetarëve, teksa shton se ky rast është i përsëritur si ai i Teatrit Kombëtar, Astirit, Abregu i Lumit dhe 5 Maji. Sipas tij në këtë akt, ka gisht kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, duke akuzuar atë se po vijon të grabisë qytetarët, teksa këta të fundit janë hedhur në rrugë të madhe. Meta përfundon se, më 14 maj qytetarët do u japin të gjithë atyre që kanë gisht në këtë çështje ndëshkimin që meritojnë. 

Postimi: 

"Shembja e pallatit në Rr. "Myslym Keta" është agresion i përsëritur në paligjshmëri të plotë dhe i egër ndaj qytetarëve të thjeshtë ashtu si tek Teatri Kombëtar, Astiri, Bregu i Lumit dhe 5 Maji. Natën dhe me dhunën e Policisë së "Rilindjes" qytetarëve ju rrëmbehet dhe ju shkatërrohet prona që të majmen klientët e "Rilindjes". Fëmijë, të moshuar, burra dhe gra janë hedhur në rrugë të madhe, që të vazhdojë grabitja dhe plaçkitja e bandës së Erion Veliaj dhe oligarkëve përqark tij. 14 maji është dita e madhe kur qytetarët e Tiranes do t'ju japin ndëshkimin më të rreptë këtyre agresorëve dhe hajdutëve të shfrenuar", shkruan Meta. 

Shembja e pallatit nr.4 në rrugën "Myslym Keta" në Tiranë, nisi mëngjesin e sotëm. Fabromat e IKMT-së kanë nisur ta shembin, pa pritur vendimin e gjykatës e cila do të vendoste sot. Banorët kanë dyshime se pas shembjes së pallatit fshihen interesa të tjera. Qytetarët kanë thënë se nuk është bërë asnjë akt ekspertimi privat që ka nxjerrë pallatin me shkallën e dëmtimit DS2. I pranishëm gjatë kësaj përplasjeje mes banorëve dhe autoriteteve ka qenë edhe deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, i cili ka bërë me dije se një prej qytetarëve që banon në këtë pallat, ka humbur jetën për shkak të tensionit./ Dosja.al

 

shembet pallati te myslym keta ilir meta

Sondazh

Poll