Politike

Shembja e pallatit tek Myslym Keta, Këlliçi: Zdromsit i hanë duart për pare, qindra policë mbrojnë paligjshmërinë e tij

Këlliçi shkruan se qindar policë janë mbledhur për të mbrojtur paligjshmërinë e kryetarit të bashkisë.

19 Dhjetor 2022, 08:30 Nga F.M
Shembja e pallatit tek Myslym Keta, Këlliçi: Zdromsit i hanë
Belind Këlliçi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, njëkohësisht kandidati i PD-së për Bashkinë Tiranë, Belind Këlliçi ka akuzuar kryetarin e Bashkisë Toranë, Erion Veliaj për shembjen e pallatit nr.4 në rrugën “Myslym Keta” në Tiranë. Në një postim në Facebook, pas nisjes së shembjes së pallatit, Këlliçi shkruan se qindar policë janë mbledhur për të mbrojtur paligjshmërinë e kryetarit të bashkisë.

“Për të prishur e shkatërruar, shteti zgjohet që pa gdhirë. Një batalion me qindra policë mbron paligjshmërinë e kryetarit të bashkisë. Nuk duronin dot sa të shprehej gjykata. Zdromsit i hanë duart për pare,”- shkruan Këlliçi.

Shembja e pallatit ka nisur pa u shprehur gjykata. IKMT- ka zgjuar që pa gshirë banorët dhe i ka nxjerrë jashtë në mënyrë që të nisë me shembjen. Prej ditësh banorët kanë jetuar në shtëpitë e tyre pa ujë dhe pa energji elektrike. Banorët kanë dyshime se pas shembjes së pallatit fshihen interesa të tjera. Qytetarët kanë thënë se nuk është bërë asnjë akt ekspertimi privat që ka nxjerrë pallatin me shkallën e dëmtimit DS2.

shembet pallati te myslym keta

Sondazh

Poll