Politike

'I dha 50 milionë lekë grante ish-sekretares së saj', ministrja Bilali i përgjigjet Berishës: Fake news

Sali Berisha tha se Bilali ka dhënë një grant prej 50 milionë lekësh, në kuadër të fondeve për inovacionin, ndërsa ministrja të gjitha akuzat e hedhura ndaj saj i përgënjeshtron duke i quajtur “lajme të rreme”, madje dhe e sulmon numrin një të opozitës së vendit.

18 Dhjetor 2022, 12:44 Nga k.m.
'I dha 50 milionë lekë grante ish-sekretares së saj',
Edona Bilali dhe Sali Berisha

TIRANË- Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali i është përgjigjur kryedemokratit Sali Berisha, i cili hodhi akuza ndaj saj për korrupsion. Berisha tha se Bilali ka dhënë një grant prej 50 milionë lekësh, në kuadër të fondeve për inovacionin, ndërsa ministrja të gjitha akuzat e hedhura ndaj saj i përgënjeshtron duke i quajtur “lajme të rreme”, madje dhe e sulmon numrin një të opozitës së vendit. Ajo thekson se në shoqërinë që përmendet nga Berisha nuk ka punuar kurrë.

“Përfituesit, aktorët e lidhur dhe partnerët ndërkombëtarë veçse e kanë vlerësuar dhe inkurajuar këtë skemë mbështetëse, pasi si asnjëherë më parë, ekosistemi i startup-eve s’ka qenë kaq i energjizuar sa sot, teksa mijëra të rinj e të reja kanë përfituar drejtpërdrejtë nga kjo mbështetje! More një gur dhe e hodhe padrejtësisht! Por ky gur do të kthehet tashmë si “boomerang” duke të damkosur një tjetër vulë “non grata” edhe nga rinia shqiptare!,”- shkruan Bilali ndër të tjera.

REAGIMI I PLOTË: 

PËRGËNJESHTRIM: Nuk është hera e parë që mjeshtri i FAKE NEWS, deputeti Sali Berisha, shkruan diçka të rremë, thjesht tani qenka radha ime. SHKURT DHE SHQIP: Hera e parë që pozicioni im i punës ka parashikuar sekretare është ai në pozicionin e Ministrit. EDHE KËTU KAM MBAJTUR PERSONIN QË E USHTRONTE KËTË DETYRË QË NË KOHËN E PARAARDHËSIT TIM! Në shoqërinë që përmendet, NUK KAM PUNUAR ASNJËHERË! NGATËRRON (ME OSE PA QËLLIM) EMRAT E SHOQËRIVE! Rrjedhimisht, çdo gjë që thoni për personin në fjalë nuk është e vërtetë! E fundit! Kësaj skeme mbështetëse nuk ke asgjë çfarë t’i komentosh! As ti dhe as soji yt që shpifjen e kanë përditshmëri dhe kryefjalë të ditës! Përfituesit, aktorët e lidhur dhe partnerët ndërkombëtarë veçse e kanë vlerësuar dhe inkurajuar këtë skemë mbështetëse, pasi si asnjëherë më parë, ekosistemi i startup-eve s’ka qenë kaq i energjizuar sa sot, teksa mijëra të rinj e të reja kanë përfituar drejtpërdrejtë nga kjo mbështetje! More një gur dhe e hodhe padrejtësisht! Por ky gur do të kthehet tashmë si “boomerang” duke të damkosur një tjetër vulë “non grata” edhe nga rinia shqiptare!

Dje, Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta ndaj Ministres së Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali në lidhje me ndarjen e fondave për Start-upet, në konflikt të pastër interesi. Në një postim në Facebook, Berisha ka shpërndarë një artikull të emisionit “Piranjat”, krah të cilit shkruan se ndahen fondet shtetërore mes drejtuesve të ministrisë dhe vetë ministres. Sipas tij, paratë janë ndarë mes Kamela Haskos, dy përfaqësuesve të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, Mata dhe Sarapuli si dhe Flladi Agollit, djalit të Dritan Agollit, drejtor i Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Altin dhe Arbi Bamllarin, babë e bir, janë dy emrat e tjerë që kanë marrë 50 milionë lekë.

edona bilali sali berisha

Sondazh

Poll