Propozimi i Ramës: Samit për diasporën vitin e ardhshëm, të përfshijmë më tepër Kosovën edhe RMV
Edi Rama propozoi të fillojnë të punojnë për organizimin e një samiti tjetër të diasporës, vitin e ardhshëm, vit që përkon me 145 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama kërkoi që në Samitin për Diasporën, vitin që vjen, të marrë pjesë edhe Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Pasi mbajtur një fjalë të gjatë për amnistinë fiskale, Rama propozoi të fillojnë të punojnë për organizimin e një samiti tjetër të diasporës, vitin e ardhshëm, vit që përkon me 145 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit.
"Ndoshta u zgjata pak, kjo është karakteristikë e fjalimeve të mia që gjithmonë them se do i shkurtoj, por gjithmonë e më shumë zgjaten. Kërkoj ndjesë për këtë shpresoj të mos isha i mërzitshëm, u përpoqa të jap një kontribut në këtë tryezë, jo thjeshtë për të shtuar këtu se ça çudirash kemi bërë ne, sepse faktikisht nuk është bërë pak, por krahasimisht me çfarë duhet bërë për interesin reciprok edhe të shqiptarëve që janë jashtë por edhe të Shqipërisë që është brenda nuk është shumë, është pak. Duke i falënderuar të gjithë anëtarët e Këshillit Koordinues, duke propozuar që ne të fillojmë nga organizimi vitin e ardhshëm që është një vit përvjetori i Lidhjes së Prizrenit, të një samiti tjetër të diasporës, shpresoj që ju ta miratoni këtë propozim dhe ne të fillojmë punën për të organizuar një samit të madh të diasporës dhe të bëjmë një tjetër raund diskutimesh, këtë herë duke u përpjekur të përfshijmë më tepër edhe qeverinë e republikës së Kosovës edhe Republikën e Maqedonisë së Veriut edhe bashkësitë e tjera në diasporë në trojet ku jetojnë shqiptarët. Shpresoj se ju do ta përkrahni këtë ide do të na ndihmoni që ta organizojmë sa më mirë dhe që të bëjmë edhe një event më të mirë dhe që të bëjmë një event edhe më frymëzues e kuptimplotë se samiti i parë,"-shtoi Rama.
Këtë të diel u mbajt mbledhja vjetore e Këshillit Koordinues të Diasporës, ku morën pjesë ministrja dhe zyrtarë të tjerë të lartë të vendit së bashku me përfaqësues të Komuniteteve shqiptare nëpër botë.
Sondazh
I vendosur për Amnistinë Fiskale, Rama tregon se s'ka nevojë për BE: S'na duheni, por mos na pengoni. Do ta 'kalojmë' me çdo kusht
Edi Rama TIRANË- Për më shumë se 40 minuta, kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se nuk ka nevojë as për mbë...
Dita e Diasporës, Rama përshëndet të gjithë shqiptarët që janë kthyer dhe kanë investuar në Atdhe
Rama TIRANË- Kyreministri i vendit Edi Rama ka përshëndetur Ditën e Diasporës përmes një videoje ku ka ndarë disa h...
Berisha: Nafta në Kanada 93 lekë, 2.2 herë më lirë se në Shqipëri, këtu 250-300 mijë tonë futen kontrabandë nga qeveritarët
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se nafta në Kanada është 2.2 herë më e lir&...
VIDEO/ Rama tregon si i 'testoi' mjekët shqiptarë: Bëja kontrolle jashtë shtetit për t'i kapur në gabim
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama është shprehur se ka 'testuar' mjekët shqiptarë duke krahasuar diagnozat që jepnin ata...
VIDEO/ Rama e nderon me Yllin e Madh të Mirënjohjes, kirurgu: Të më kishe lajmëruar se do pësoj shok
Besim Elezi TIRANË- Kryeministri Edi Rama nderoi me Yllin e Madh të Mirënjohjes kirurgun Besim Lezi. Kreu i qeverisë i vendosi shiritin...
VD/ “U plaka”, Rama ndan certifikatë mirënjohjeje për mjekun që i stabilizoi tensionin: Më tha merr një karamele se u poqe
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa certifikata mirënjohjeje për mjekët këtë pasdite, mes tyre dhe mjek...
Rama: Shtohen shpërblimet për mjekët, pagat i rrisim me 100% deri në fund të mandatit
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se deri në fund të mandatit qeverisës pagat e bluzave të bardha do të jenë rr...
Berisha flet me emra: Edona Bilali i dha 50 milionë lekë grante ish-sekretares së saj, si i ndau mes miqve paratë e start-upeve
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta ndaj Ministres së Shtetit për Mbrojtje...
Rama flet për autonominë spitalore: Kush punon më shumë, paguhet më shumë
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur sërish për autonominë spitalore. Në një takim me bluzat e bardha kët&eum...
Largimi i bluzave të bardha/ Rama: Fenomen i gjithë jugut të Evropës, ne punësuam 5 mijë infermierë e 1320 mjekë
Edi Rama TIRANË- Largimin e mjekëve nga Shqipëria, kryeministri Edi Rama e konsideron një fenomen që ka prekur të gjithë...
