Aktualitet

Shkatërrohet banda shqiptare e grabitjeve, si planifikuan vjedhjet në zonat luksoze dhe hynë në vilën e futbollistit të Real Madrid

Hetimet kanë zbuluar se në dy vitet e fundit ata kanë qëndruar në Spanjë për periudha nga dy deri në tre muaj, më pas janë kthyer në vendin e tyre për të njëjtat periudha, duke vështirësuar kështu punën e policisë.

16 Dhjetor 2022, 14:59 Nga a.l
 
Shkatërrohet banda shqiptare e grabitjeve, si planifikuan vjedhjet në
arrestimi i shqiptarëve

SPANJË- Një grup grabitësisht shqiptarë që funskiononin si bandë e mirëfilltë për grabitje në Spanjë, janë arrestuar sot nga Guarda Civile, në kuadër të operacionit të koduar 'Habitat Jaezerca'. Mediat e huaja bëjnë me dije se anëtarët e këtij grupi organizonin grabitjen me forcë të banesave, mes të cilave edhe ajo e futbollistit Dani Carvajal.

Të arrestuarit, katër burra me origjinë shqiptare, janë nga mosha 24 deri në 45 vjeç, si autorë të dyshuar të 12 grabitjeve me forcë në shtëpi, të gjitha të banuara, të kryera në Boadilla del Monte, Villaviciosa de Odón dhe Venturada. 

Hetimet kanë zbuluar se në dy vitet e fundit ata kanë qëndruar në Spanjë për periudha nga dy deri në tre muaj, më pas janë kthyer në vendin e tyre për të njëjtat periudha, duke vështirësuar kështu punën e policisë. Drejtuesi i grupit kishte për qëllim krijimin e infrastrukturës së nevojshme. Ai kishte krijuar një rrjet bashkëpunëtorësh, si dhe kishte kryer studime të mëparshme për vendet ku grupi i hetuar do të kryente grabitjet.

Ata kanë zgjedhur gjithmonë shtëpitë e banuara për të grabitur, kryesisht vila familjare dhe që ndodhen në zona banimi. Më pas, nga parcela dhe përmes dritareve, ata kanë vendosur në mënyrë shumë të fshehtë pikat e vëzhgimit për të zbuluar se sa banorë ndodheshin brenda në atë moment, si dhe gjendjen e tyre në dhoma të ndryshme.

Pas kontrollit të shpërndarjes së personave që ndodheshin në shtëpi, dy nga komponentët hynin në katin e sipërm me shkallë dhe hynin në shtëpi nga dritaret ose dyert e tarracës, duke marrë kryesisht bizhuteri, orë, para në dorë dhe çdo send që ata e konsideronin të vlefshëm. Ndërkohë dy personat e tjerë kanë mbetur jashtë duke kryer punën e vëzhgimit. 

Më 30 gusht ata kanë hyrë gjithashtu në shtëpinë e futbollistit Dani Carvajal, që ndodhet në Boadilla del Monte, ku pasi u konstatua prania e tyre nga alarmi rrethues, ata u larguan me shpejtësi. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit, kur lojtari nuk ndodhej në shtëpi, por disa punonjës të tij. Imazhet e regjistruara nga kamerat e sigurisë së shtëpisë treguan tre persona duke hyrë në parcelën e pajisur me shufra metalike./ Dosja.al

arrestohet grabitesit shqiptare ne spanje

Sondazh

Poll