Aktualitet

Ç'do bëja ndryshe po të drejtoja SPAK? Kondili: Do shmangia përplasjen me BKH

Kondili deklaroi se përplasjet mes SPAK dhe BKH nuk do të ndodhnin kurrë nëse ai do ishte në krye të SPAK.

16 Dhjetor 2022, 14:57 Nga A.B
Ç'do bëja ndryshe po të drejtoja SPAK? Kondili: Do
Edvin Kondili

TIRANË- Kandidati për kreun e SPAK, Edvin Kondili tregoi se çfarë do bënte ndryshe përgjatë këtyre viteve nëse do ishte drejtues i SPAK. Ai u shpreh para të pranishmëve se do të shmangte përplasjet me Byronë Kombëtare të Hetimit. Kondili shtoi se këto përplasje nuk do të ndodhnin kurrë nëse ai do ishte në krye të SPAK.

“Ajo që do kisha bërë me mirë në drejtimin e SPAK, duke marr shkas edhe nga pyetja e kolegut, për ekzistencën e mundshme për përplasjen mes drejtuesin e prokurorisë dhe BKH nuk do ndodhte nëse do isha drejtues i SPAK. Një pikë e dobët, unë me të gjithë anëtarët kam marrëdhënie shumë të mira, të thjeshta dhe shoqërore dhe kjo mund të jetë pikë e dobët, se nëse do isha drejtues, shpesh do i kritikojë nëse do gjeja gabime, do duhet ta rikonstruktojë. Nuk ka ndikuar kurrë emri, por kam këmbëngulur për prova në emër të përgjithshëm dhe të përveçëm”, tha Kondili.

Sot në KLP po zhvillohet seanca dëgjimore me 3 kandidatët në garë për kreun e SPAK. Adnan Xholi, Ervin Kondili dhe Altin Dumani do të shpalosin platformat e tyre para KLP ndërsa zgjedhja do të bëhet nga 10 anëtarët e KLP./Dosja.al

edvin kondili gara për kreun e spak

Sondazh

Poll