Aktualitet

'Nuk kam ndikuar kurrë'/ Kondili: Nëse zgjidhem në krye të SPAK, nuk do lë pa mbyllur çështjet që kam në dorë

Ai tha se të gjitha çështjet që i ka në dorë tani, nuk do lihen pas dore nëse zgjidhet në krye të SPAK.

16 Dhjetor 2022, 14:31 Nga A.B
'Nuk kam ndikuar kurrë'/ Kondili: Nëse zgjidhem në krye
Kondili

TIRANË- Një nga tre kandidatët për kreun e SPAK,Edvin Kondili, u shpreh në Këshillin e Lartë të Prokurorisë se edhe nëse zgjidhjet si drejtues i kësaj strukture, nuk do të lërë çështjet që ka nën hetim. Ai tha se të gjitha çështjet që i ka në dorë tani, nuk do lihen pas dore nëse zgjidhet në krye të SPAK.

“Ndodh që Këshilli i Lartë i Prokurorisë mua të më përzgjedhë për drejtues. Unë me shumë pastërti kërkoj nga ana juaj që nesër të verifikohet nëse unë do të lë ndonjë nga ato çështje. Do përpiqem të punoj edhe më shumë sesa mund të jem duke punuar deri tani, pavarësisht orareve të gjata”, u shpreh Kondili.

Sot në KLP po zhvillohet seanca dëgjimore me 3 kandidatët në garë për kreun e SPAK. Adnan Xholi, Ervin Kondili dhe Altin Dumani do të shpalosin platformat e tyre para KLP ndërsa zgjedhja do të bëhet nga 10 anëtarët e KLP./Dosja.al

adnan kondili gara për kreun e spak

Sondazh

Poll