Aktualitet

Gara për kreun e SPAK/ Ervin Kondili: Kam drejtuar operacione speciale, në 2 raste u kap mbi 700 kg kokainë!

Edvin Kondili tha se ka kryer disa operacione me metoda speciale gjatë cilave ka sekuestruar 700 kg kokainë.

16 Dhjetor 2022, 13:46 Nga k.m.
Gara për kreun e SPAK/ Ervin Kondili: Kam drejtuar operacione speciale,
Edvin Kondili

TIRANË- Kandidati për kreun e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në fjalën e tij gjatë intervistimit nga anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Edvin Kondili tha se ka kryer disa operacione me metoda speciale gjatë cilave ka sekuestruar 700 kg kokainë.

"Kam ndjekur disa çështje penale të kryera kryesish me metoda speciale të hetimit, siç është blerja e kontrolluar. Vetëm në një rast sasia e kokainës së sekuestruar ka qenë 613 kg. Në rastin tjetër, ka qenë një sasi mbi 100 kg kokainë. Jam përfaqësues çështje penale në gjykim, me një numër të lartë të pandehurisht. Fillimisht kanë qenë të dërguar për gjykim 51 të pandehur, u nda më pas çështja në dy procedime. Një aktivitet që kryhej nga këta persona për dërgimin e emigrantëve të paligjshëm në SHBA dhe Kanada. Të gjithë personat janë shpallur fajtorë dhe kanë marrë masë dënimi. Kam përfaqësuar në gjykim çështje të tjera penale, që kanë të bëjnë me hetimet financiare dhe pasurore. Pas vitit 2020 e në vazhdim, në cilësinë e prokurorit të SPAK, ka pasur dhe sekuestrime të pasurive. Përgjatë 15 viteve të mia si prokuror, nga viti 2004 deri në vitin 2019, që përkon me kohën që kam qenë prokuror në Prokurorinë për Krimet e Rënda, për asnjë moment unë nuk kam pasur rolin e drejtuesit. Pas viti 2019 me krijimin e SPAK, prej muajit qershor 2020 unë jam zgjedhur drejtues i seksionit kundër Korrupsionit,"-tha Edvin Kondili.

edvin kondili gara per kreun e spak

Sondazh

Poll