Aktualitet

Vrasja e Jan Prengës/ SPAK mbyll hetimin për Altin Hajrin, dosja dërgohet në gjykatë me 5 akuza

SPAK bën me dije se Hajri akuzohet për 5 vepra të ndryshme penale nga 'Rrëmbimi dhe mbajtja peng e personit', 'Grupi i strukturuar kriminal' apo edhe 'Kryerja e veprave penale në kuadër të organizatës kriminale'. 

16 Dhjetor 2022, 13:48 Nga a.l
Vrasja e Jan Prengës/ SPAK mbyll hetimin për Altin Hajrin, dosja
Jani Prenga

TIRANË- Prokuroria e Posaçme SPAK ka mbyllur hetimet për Altin Hajrin, pronarin e kompleksit “Golden” në Shijak, pasi akuzohet për përfshirje në vrasjen dhe zhdukjen e Jan Prengës. Në njoftimin për shtyp, SPAK bën me dije se Hajri akuzohet për 5 vepra të ndryshme penale nga 'Rrëmbimi dhe mbajtja peng e personit', 'Grupi i strukturuar kriminal' apo edhe 'Kryerja e veprave penale në kuadër të organizatës kriminale'. SPAK bën me dije se hetimet vazhdojnë në lidhje me identifikimin, grumbullimin, si dhe sigurimin e provave për personat e tjerë që janë të përfshirë në këtë ngjarje. Më herët në lidhje me rrëmbimin e Jan Prengës, SPAK ka ngritur akuzë ndaj Dritan Rexhepit, Gentjan Funiqit, Martin Bletës, Korado Kështenjës, Artan Doçajt, Aldo Majnishtës dhe Geraldo Martinit.

NJOFTIMI I PROKURORISË: 

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në vazhdimësinë e hetimeve të kryera në lidhje me procedimin penal nr. 62, të vitit 2020, për të cilën është kërkuar dërgimi më parë për gjykim pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i të pandehurve Dritan Rexhepi, Gentjan Funiqi, Martin Bleta, Korado Keshteja, Artan Doçaj, Aldo Majnishta dhe Geraldo Martini, ka përfunduar hetimet dhe ka kërkuar dërgimin e çështjes për gjykim edhe për të pandehurin Altin Hajri akuzuar për kryerjen e veprave penale :

“Rrëmbim apo mbajtje peng e personit” kur është shkaktuar vdekja parashikuar nga nenet 109 paragrafi i tretë dhe 28/4 të Kodit Penal; “Mbajtje pa leje e armëve luftarake”, parashikuar nga nenet 278 paragrafi i parë dhe 28/4 i Kodit Penal; “Fshehja dhe asgjesimi i kufomes”, parashikuar nga nenet 303 dhe 28/4 i Kodit Penal; “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333a/2 i Kodit Penal; “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 334/1 i Kodit Penal.

I pandehuri Altin Hajri, pronar i kompleksit “Golden” ndodhur në Shijak akuzohet se është pjesëmarrës në grupin e strukturuar kriminal që ka kryer rrëmbimin e shtetasit Jan Prenga, ngjarje e ndodhur datën 17.01.2020 në Kamëz, Tiranë Hetimet vazhdojnë në lidhje me identifikimin, grumbullimin, si dhe sigurimin e provave për personat e tjerë që janë të përfshirë në këtë ngjarje.

Vrasja e Prengës erdhi pas vjedhjes së 260 kg kokainë nga vëllai i viktimës në Portin e Portsmuthit. Kokaina u vodh nga Astrit Prenga, Gëzim Shullani, Xhuliano nga Shkodra dhe një rumun. Pronarët morën hakun në Shqipëri! Fillimisht u vu në pranga tetë persona, kryesisht anëtarë të familjes Hajri, por ata u liruan një e nga një. Për gjykim janë dërguar: Dritan Rexhepi, Gentjan Funiqi, Martin Bleta e Korado Kështeja. Gjithashtu të pandehur janë marrë Artan Doçaj, Aldo Majnishta dhe Geraldo Martini, SPAK pretendon se Dritan Rexhepi dhe Gentjan Funiqi (Doçaj) kanë urdhëruar rrëmbimin, ndërsa organizimi është kryer nga të pandehurit Martin Bleta e Korado Keshteja. Rrëmbimi është bërë në Shqipëri në datën 17.01.2020, nga të pandehurit Artan Doçaj, Aldo Majnishta, Geraldo Martini dhe një person tjetër i paidentifikuar./Dosja.al

altin hajri jan prenga

Sondazh

Poll