Aktualitet

Edvin Kondili prezantohet në KLP: Kam guxim, vizion dhe...

Edvin Kondili nuk ka pasur më parë poste drejtuese, por ka guxim dhe vizion. 

16 Dhjetor 2022, 13:34 Nga k.m.
Edvin Kondili prezantohet në KLP:  Kam guxim, vizion dhe...
Edvin Kondili

TIRANË- Edvin Kondili, kandidati për kreun e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka bërë prezantimin e tij. Në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Kondili nuk ka pasur më parë poste drejtuese, por ka guxim dhe vizion. 

"Kjo është hera e dytë që kam aplikuar për të qenë në krye të SPAK pasi mendoj se kam guxim, vizion dhe përgatitjen profesionale për të drejtuar Prokurorinë e Posaçme. Nëse do jem drejtues i SPAK do te kem angazhim maksimal që SPAK të jetë shembull i kthimit të besimit tek publiku dhe patjetër që do japim kontributin tonë për të qenë pjese e BE-së. Përgjatë 18 viteve në detyrën e prokurorit kam hetuar dhe përfaqësuar në gjykim një numër të madh të çështjeve penale që lidhen me të gjitha veprat që kanë patur në kompetencë si Prokuroria për Krime të Rënda dhe më pas Prokuroria e Posaçme. Natyrisht në pjesën e Prokurorisë së Posaçme, më tepër i fokusuar tek pjesa e veprave që lidhen me korrupsionin. Për të bërë një përshkrim unë shkurtimisht përmend faktin që veprat panel që kam hetuar dhe përfaqësuar në gjykim, në vlerësimin tim, cilësisht dhe me sukses kanë patur të bëjnë me veprat penale që lidhen me trafikimin e narkotikëve, trafikimin e armëve dhe municionit luftarak, trafikimin e lëndëve shpërthyese, rrëmbimit të personave, shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie, vrasjes së punonjësve të policisë, vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare, kryerja e veprave penale në kuadër të grupeve të strukturuara kriminale dhe organizatave kriminale, përgjithësisht me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike. Kryerjen e vrasjeve me paramendim. Kam hetuar edhe përfaqësuar në gjykatë çështje penale me një numër të madh të pandehurish ku disa prej tyre i kalonin edhe numrin prej 35 të pandehur. Masat e dënimit që kam kërkuara dhe që janë miratuar më pas natyrisht kjo edhe për shkak të natyrës së veprave penale që kam përfaqësuar në gjykim ka qenë me raste edhe me 20 vjet burgim apo deri në burgime të përjetshme,"-tha Kondili. 

 

edvin kondili gara per kreun e spak

Sondazh

Poll