Politike

PE kundër Ballkanit të Hapur, Meta: Vitalizimi i Procesit të Berlinit është vendimtar

Meta shkruan se Open Balkan nuk zbatohen në rregullat e BE-së dhe se Procesi i Berlinit është e vetmja nismë për bashkëpunimin rajonal si dhe për anëtarësimin në BE.  

24 Nëntor 2022, 09:24 Nga I.A
PE kundër Ballkanit të Hapur, Meta: Vitalizimi i Procesit të
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar ndaj rezervave që Parlamenti Evropian ka për nismën e Ballkanit të Hapur. Me anë të një postimi në Facebook, Meta shkruan se Open Balkan nuk zbatohen në rregullat e BE-së dhe se Procesi i Berlinit është e vetmja nismë për bashkëpunimin rajonal si dhe për anëtarësimin në BE.  

Postimi i Plotë:

Partia e Lirisë mbështet miratimin e Strategjisë të re për Zgjerimin nga Parlamenti Europian. Ne vlerësojmë rezervat serioze ndaj nismave si Ballkani i Hapur, që siç e kemi theksuar prej kohësh nuk bazohet në rregullat e BE. Vitalizimi i Procesit të Berlinit është vendimtar për arritje të reja të bashkëpunimit rajonal dhe anëtarësimin në BE të vendeve të Ballkanit Perendimor

ilir meta open balkan

Sondazh

Poll