24 Nëntor 2022, 08:00
Nga e.k
Kuvendi i Shqipërisë
TIRANË- Seanca e sotme parlamentare që pritet të nisë në orën 10:00 do të jetë e 'nxehtë' dhe e dominuar nga debatet e forta. Kështu deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj ka thërritur në interpelancë kryeministrin e Edi Rama në lidhje me situatën e përmbytjeve në vend. Ndërkohë janë edhe 23 amendamente të depozituara në Kuvend nga PD. Amendamentet përbajnë propozime për heqjen e TVSH-së për produktete shportes, heqjen e akcizës së birrës apo dyfishim të fondit për ndihmën ekonomik.
Gjatë seancës së sotme pritet të miratohet dhe buxhetin i vitit 2023, paketa fiskale dhe marrëveshja për Portin e Durrësit. Marrëveshja për Portin e Durrësit është kundërshtuar fort nga opozita dhe pritet që ashtu si dhe javën e kaluar dhe ditën e sotme diskutimet dhe debatet të jenë të forta mes opozitës dhe mazhorancës për këtë çështje. Vetë kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka paralajmëruar ditën e djeshme se seanca e ditës së sotme do të jetë e fortë pasi opozita do kundërshtojë buxhetin e vitit 2023 dhe marrëveshjen për projektin e Portit të Durrësit.
RENDI I DITËS:
Në mbështetje të Urdhrit nr. 88, datë 22.11.2022 të Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, rendi i ditës është si më poshtë vijon:
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 17.11.2022.
(Neni 44, pika 2 e Rregullores)
2. Njoftime.
(Neni 44, pika 3 e Rregullores)
3. Interpelancë urgjente me Kryeministrin, z. Edi Rama kërkuar nga një grup deputetësh.
(Neni 80 i Kushtetutës, neni 97 i Rregullores së Kuvendit)
4. Projektligj “Për miratimin e marrëveshjes kuadër, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Eagle Hills Real Estate Development, Albanian Seaports Development Company, sh.a. dhe Nshmi Development L.L.C, në lidhje me projektin e investimit strategjik “Marina & jahtet e Durrësit”
(Në mbështetje të neneve 78, 83, pikat 1 e 2, dhe 155, të Kushtetutës dhe nenet 73-77 të Rregullores, shumicë e cilësuar votash për miratim.)
Pyetje
Shprehet nismëtari
Shprehet komisioni përgjegjës për Veprimtaritë Prodhuese,Tregtinë dhe Mjedisin
Dhënie mendimi komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut
Dhënie mendimi komisioni për Ekonominë dhe Financat
Diskutime – jo më shumë se 6 orë.
(Koha e diskutimeve është përcaktuar në Konferencën e Kryetarëve dhe ndahet në mënyrë përpjestimore ndërmjet grupeve
sipas përfaqësimit të tyre në Kuvend)
Përsa më sipër, minutazhi për diskutimet është si vijon:
– Grupi parlamentar i partisë Socialiste 190 minuta
– Grupi parlamentar i partisë Demokratike 103 minuta
– Grupi parlamentar “Aleanca për Ndryshim” 18 minuta
– Grupi parlamentar “Drejtësi dhe Integrim” 18 minuta
– Deputetët jashtë grupeve parlamentare:
• Partia e Lirisë 10 minuta
• PSD 10 minuta
• Sali Berisha
• Albana Vokshi
• Edmond Spaho
• Flamur Noka
• Luan Baçi (gjithsej 13 minuta të ndara ndërmjet 5 deputetëve)
Shprehen grupet parlamentare
Koha e votimit
5. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës, për bashkëpunimin financiar e projektit madhor në albanologji “Enciklopedia shqiptare”.
(Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës dhe nenet 73-77 të Rregullores, shumicë e cilësuar votash për miratim: absolute)
Pyetje
Shprehet nismëtari
Shprehet komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut
Dhënie mendimi komisioni për Ekonominë dhe Financat
Dhënie mendimi komisioni për Politikën e Jashtme
Dhënie mendimi komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik
Diskutime
Shprehen grupet parlamentare
Koha e votimit
6. Projektligj “Për një ndryshim në ligjin nr.61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.
(Neni 78 i Kushtetutës dhe nenet 84 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat
Relatori
Koha e votimit nen për nen dhe në tërësi
7. Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.
(Neni 78 i Kushtetutës dhe nenet 84 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat
Relatori
Koha e votimit nen për nen dhe në tërësi
8. Projektligj “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.
(Neni 78 i Kushtetutës dhe nenet 84 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat
Relatori
Koha e votimit nen për nen dhe në tërësi
9. Projektligj “Për buxhetin e vitit 2023”.
(Neni 78 i Kushtetutës dhe nenet 84 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)
Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat
Relatori
Koha e votimit nen për nen dhe në tërësi
10. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (60’).
seance plenare 24 nentor 2022 partia demokratike partia socialiste
Politike
23 Nëntor 2022, 23:15
k.m.
Pamje nga takimi i fundit
BRUKSEL- Zbardhet strategjia e re e Bashkimit Europian për zgjerim që do të aplikohet deri më 2024. Rezoluta ...
Politike
23 Nëntor 2022, 21:59
k.m.
Jorida Tabaku
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokrate Jorida Tabaku tha se nuk ka asnjë ambicie personale për bashkinë e Tiranë...
Politike
23 Nëntor 2022, 21:53
k.m.
Enkelejd Alibeaj
TIRANË- Enkelejd Alibeaj deklaroi se ka pasur takime me aleatët, duke theksuar se kanë pasur të njëjt...
Politike
23 Nëntor 2022, 21:38
k.m.
Enkelejd Alibeaj
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj komentoi protestën e 6 dhjetorit që është organizu...
Politike
23 Nëntor 2022, 21:18
F.M
Enkelejd Alibeaj dhe Gazment Bardhi
TIRANË- Përçarja zyrtare në Partinë Demokratike ka nisur. Këtë mbrëmje, grup...
Politike
23 Nëntor 2022, 20:34
k.m.
Enkelejd Alibeaj
TIRANË- Enkelejd Alibeaj deklaroi se ai dhe mbështetësit e tij do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale, por m...
Politike
23 Nëntor 2022, 19:55
k.m.
Sali Berisha
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha se kreu i qeverisë Edi Rama kërkon ta lërë Shqipërinë pa porte, duke...
Politike
23 Nëntor 2022, 19:52
k.m.
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar deklaratat e fundit të ambasadores amerikane në Shqipëri, Yuri Kim lidhur ...
Politike
23 Nëntor 2022, 19:24
F.M
Vangjel Dule
TIRANË- Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule thotë se në zgjedhjet e 14 majit synon të fitojë të paktën 3 Bashki, n&e...
Politike
23 Nëntor 2022, 19:23
k.m.
Sali Berisha
TIRANË- Në një kohë kur në 6 dhjetor, liderët e Bashkimit Europian do të jenë në Tiranë, op...