Politike

A do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës? Jorida Tabaku jep përgjigjen: S'kam ambicie

Jorida Tabaku u shpreh se takimet e me të rinjtë të Tiranës i ka zhvilluar në kuadër të integrimit të vendit dhe se nuk kanë asnjë lidhje me kandidimin e saj për numrin një të Tiranës. 

23 Nëntor 2022, 21:59 Nga k.m.
A do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës? Jorida Tabaku
Jorida Tabaku

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokrate Jorida Tabaku tha se nuk ka asnjë ambicie personale për bashkinë e Tiranës. Në një lidhje live me emisionin "Ora e Betit", Tabaku u shpreh se takimet e me të rinjtë të Tiranës i ka zhvilluar në kuadër të integrimit të vendit dhe se nuk kanë asnjë lidhje me kandidimin e saj për numrin një të Tiranës. 

"Nuk kam asnjë ambicie personale për bashkinë e Tiranës. Besoj se komunikimi me të rinj dhe të reja të nxjerr nga ky debati në parlament, pasi diskutimi më të rinjtë ishte shumë më i mirë sesa ato në parlament. I kam nisur këto diskutime me të rinjtë qysh në Korçë. Ky është një model që duhet ta ndërmarrë qeveria si një program kombëtar për integrimin, gjë të cilën nuk po e bën, por duket se është shumë e zënë me portin e Durrësit dhe nuk merret me këto çështje,"-tha Tabaku.

jorida tabaku zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll