Politike

Alibeaj: Kam kontaktuar me aleatët, kemi të njëjtin qëndrim

Enkelejd Alibeaj tha se ka pasur edhe diskutime me Fatmir Mediun, Agron Dukën dhe me Vangjel Dulen lidhur me zgjedhjet e ardhshme lokale. 

23 Nëntor 2022, 21:53 Nga k.m.
Alibeaj: Kam kontaktuar me aleatët, kemi të njëjtin qëndrim
Enkelejd Alibeaj 

TIRANË- Enkelejd Alibeaj deklaroi se ka pasur takime me aleatët, duke theksuar se kanë pasur të njëjtin qëndrim mbi kandidatët për zgjedhjet e 14 majit. I ftuar në studion e “Debat”, Alibeaj tha se ka pasur edhe diskutime me Fatmir Mediun, Agron Dukën dhe me Vangjel Dulen lidhur me zgjedhjet e ardhshme lokale. 

“Për të qenë fitues kandidati i PD-së, aleanca që duhet bërë është me njerëzit dhe me vlerat. Ne nuk detyrojmë askënd dhe as nuk lusim njeri që t’i qëndrojë vlerave tona. Unë kam pasur kontakte me të gjithë kryetarët e partive aleate dhe nga këto diskutime me zotin Mediu, me zotin Duka dhe me PDIU, kërkesa e tyre është: na duhet një kandidat fitues dhe për të nxjerrë këtë është sondazhi. Duke qenë se këta kolegë aleatë është i arsyeshëm, edhe ne kemi adoptuar të njëjtin qëndrim,”- tha Alibeaj.

enkelejd alibeaj 

Sondazh

Poll