Politike

BE hoqi 28 mln euro për portin e Durrësit, Sali Berisha: Ku pyet Rama? Sheh ëndrra me Dubain e tij, s'kanë shqiptarët shpresë tjetër veç nesh

Sali Berisha u shpreh se Durrësi do fshihet nëse projekti i Ramës vihet në zbatim, pasi ky i fundit ka ëndërr ndërtimin e Dubait të tij.

23 Nëntor 2022, 19:55 Nga k.m.
BE hoqi 28 mln euro për portin e Durrësit, Sali Berisha: Ku pyet Rama?
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha se kreu i qeverisë Edi Rama kërkon ta lërë Shqipërinë pa porte, duke vënë në dukje lajmin se Bashkimi Europian kishte hequr fondin prej 28 mln eurosh për portin e Durrësit. Ai u shpreh se Durrësi do fshihet nëse projekti i Ramës vihet në zbatim, pasi ky i fundit ka ëndërr ndërtimin e Dubait të tij.

"BE i hoqi 28 mln euro për portin e Durrësit. Kompania gjermane u ra sirenave sot, ku pyet ky? Jeton dhe sheh ëndrra për Dubain e tij. Sheh vela, pallate luksoze. S'kanë shqiptarët shpresë tjetër veç nesh. Të paktën ia dolëm të ishim opozitë e vërtetë përndryshe aksionet e portit të Durrësit, do na kishin mbuluar me turpin e historisë. Por jemi njerëz të lirë. Do bëjmë gjithçka që vendi ynë të kthejë vlerat europiane. Kështu që shpresoj dhe besoj se anëtarët e PD do bëjnë gjithçka që ajo ditë të jetë dita e suksesit të madh me mesazhin për Europën dhe BE. Situata na fton që ne duhet të bëjmë gjithçka për një sukses të jashtëzakonshëm në datën 6. Duhet të jemi në shesh. Motivet i kemi më të forta se asnjëherë tjetër. Të mos harrojmë. Dy herë u bënë populli i gomoneve, pas 45 vitesh diktaturë dolëm kockë e lëkurë dhe tani pas 30 vitesh liri. Mund ti vesh çdo emër këtij që na kthen në popull gomonesh. Kërkon të plaçkisë çdo gjë. I them çdo shqiptari të mbyllë sytë dhe te imagjinojë; si mund të jemi ne pa porte? Saranda është dhënë, Vlora po, Durrësi po jepet. Një vend me 400 km det pa port. Por nuk ka qenë kurrë Shqipëria. Durrësi ka qenë port i rrugës Egnatia, rruga kryesore e perandorësi. Egnatia lidhte Durrësin me Kostandinopojën dhe ky do ta fshijë, ta shndërrojë në portin e pallateve dhe jahteve të tij. Të krijojë një Dubai të pasurit duke gjobitur në mënyrë të tmerrshme çdo shqiptar. Se porti tjetër, kërkon të paktën 2 miliardë. Port i Durrësit ka sot kapacitet për 8 milionë tonë. E ka këtë kapacitet sepse taksat e shqiptarëve janë investuar për tu sistemuar, shtrirë, të gjitha këto e kanë bërë atë një port që mund të përpunojë 8 milionë tonë për Shqipërinë dhe Kosovën. Ka arritur në 4.8 milionë, por ky do ta fshijë. Të ndërtojë pallatet e tij dhe ngjitur me pallatet, gjirin e jahteve të tij e velistit tjetër, çuçit e arabit, Alabarit e me radhë. E ka thënë mirë ai gazetari britanik; Shqiptarët do të jenë lodra të një elite trafikantësh,"-tha Sali Berisha.

Sot u zbulua se BE ka anuluar një grant prej 28 milionë euro që ishte vënë në dispozicion nga Fondi i Investimeve për Ballkanin Perëndimor, me qëllim rikonstruksionin e Kalatave 1 & 2, në Terminalin Perëndimor të Portit. Këtë e bën të ditur për MCN vetë zyra e Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, e cila shpreh hapur rezervat për modifikimin e projektit dhe mungesën e transparencës nga qeveria shqiptare.

sali berisha

Sondazh

Poll