Politike

Berisha 'kapet' sërish me Yuri Kim: Shkon nga gjykata në gjykatë, gjithçka do ishte ndryshe por mos të kishte uruar zgjedhjet e 25 prillit

Sali Berisha shtoi se si pasojë në vend nuk ka demokraci, madje as votë të lirë. 

23 Nëntor 2022, 19:52 Nga k.m.
Berisha 'kapet' sërish me Yuri Kim: Shkon nga gjykata në
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar deklaratat e fundit të ambasadores amerikane në Shqipëri, Yuri Kim lidhur me institucionet e drejtësisë. Në fjalën e tij para mbledhjes me krerët e drejtuesëve të Tiranës, Sali Berisha tha se ambasadorja Kim ka "faj" vetë pasi uroi zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Megjithatë, Berisha shtoi se si pasojë në vend nuk ka demokraci, madje as votë të lirë. 

"Krahas kësaj ne kemi evenimentin madhor, historik, primaret. Të bëjmë gjithçka për një proces sa më të ndershëm, të drejtë, transparent. Shqipëria është shkëputur nga vlera, është shndërruar në një ishull ku vota është përzënë nga qeveria, nga Partia Socialiste.
Me këto primare ne tregojmë përkushtimin më maksimal ndaj votës. Se absolutisht nuk zhvillohemi kurrë pa votën e lirë, dhe kushti i të gjitha kushteve që ky vend të zhvillohet është kushti që qytetarët të votojnë të lirë. E humbën ne këtë, një shkarje e tmerrshme në 9 vite. E shikoni zonjën Kim që kalon nga një mbledhje me gjykatësit në këto. I kujtoj vetëm diçka Yuri Kim-it. Nëse nuk do të kishte shkuar për të uruar zgjedhjet e 25 prillit në darkë, ndoshta do ishin gjërat pak më ndryshe. Se gjithçka vjen nga vota. Jashtë saj nuk ka demokraci, nuk shtet ligjor, nuk ka të drejta njeriu. Do kishte bërë shumë mirë të qëndonte në lartësinë e repsektit për votën e lirë, por nuk qëndroi. Do qëndrojmë ne. Ne do qëndrojmë sado e vështirë është kjo. Ne besojmë se vetëm me votën e lirë mund të bëhemi vend i zhvilluar,"-tha Sali Berisha.

Çfarë deklaroi Yuri Kim dje? 

Ambasadorja Yuri Kim lëshoi një sinjal për zhvillimin e garës për kreun e ri të SPAK. Kim tha se procesi duhet të jetë transparent dhe ka bërë thirrje për mos manipulimin e tij. Postimi i Kim u pasua nga një kronikë e Zërit të Amerikës që shpjegonte se ambasadorja amrikane ka një shqetësim se gara në SPAK mund të manipulohet nga praktikat e vjetra. Gara për kreun e ri të SPAK ka shumë pikëpyetje duke nisur me mungesën e interesit fillimisht të prokurorëve për të garuar e për të vijuar më pas me emrat që kanë hyrë në lojë për të zëvendësuar Arben Krajën. Këshilli i Lartë i Prokurorisë miratoi tre kandidaturat, Adnan Xholi, Altin Dumani dhe Edvin Kondili. Të tre janë prokurorë të Prokurorisë së Posaçme. Mandati i kreut të ri të SPAK është tre vjeçar, pa të drejtë rizgjedhjeje dhe zgjidhet me shumicën e votës së anëtarëve të KLP. Trupa e KLP do të dëgjojë platformat e tyre dhe më pas do të votojë. Kush merr shumicën, merr drejtimin e SPAK./Dosja.al 

sali berisha mblidhet kryesia e pd

Sondazh

Poll